Choi Soon Hwa, pesë vite më parë kur ishte vetëm 70 vjeçe punonte 20 orë në ditë për të plotësuar nevojat.
Por sot, 75 vjeçe është një yll mode në Korenë e Jugut, dhe një nga pak të moshuarit që janë bërë të famshme në mediat sociale.
“Unë mendoj se kjo punë që unë kam sot, në këtë moshë, është një mrekulli. Ka qenë e vështirë për mua. Stresi ishte shkatërrues. Gjithçka që fitoja shpenzohej menjëherë. Por tani, gjërat kanë ndryshuar”, rrëfen ajo.
Rreth 45 për qind e të moshuarve në Korenë e Jugut jeton në kushte varfërie dhe vendi ka një nga rrjetet më të dobëta të sigurisë sociale mes vendeve të zhvilluara.
Rastësisht, Choi kishte parë një reklamë televizive për modele të moshuara dhe e kishte parë këtë si një mundësi për të bërë një ndryshim. Ajo madje u regjistrua në shkollë modelingu dhe u zgjodh nga një agjenci për të debutuar në pasarelë.



