Vaji i ricinit është i pasur me vitaminë E, minerale dhe proteina dhe ka veti shumë të mira antibakteriale.
Rreth 90% e tij është i përbërë nga acidi ricinoleki dhe acide yndyrore omega 9, që ndihmojnë në rigjenerimin e flokëve. Ky vaj është në gjendje të depërtojë thellë në pore dhe rrënjë duke stimuluar kështu rritjen e flokëve të rinj.
Benefitet e vaji të ricinit:
Kontrollon rënien e flokëve;
Trashë flokët;
Trajton zbokthin;
Rregullon majat e dëmtuara të flokëve;
Shkëlqen ngjyrën e flokëve;
Ndikon në rritjen e flokëve;
Si ta aplikoni vajin e ricinit?
1. Merrni 3 lugë vaj ricini dhe 3 pika vaj esencial të mentës.
2. Përzini këta përbërës së bashku, dhe futini në një shishe të vogël. Tundeni shishen mirë.
3. Aplikoni të gjithën në rrënjët e tuaja, kur të mbuloni rrënjët shtyjeni poshtë në flokë vajin e tepruar nga rrënjët. Lëreni të rrijë për 20 minuta.
4. Lani flokët mirë. Përsëriteni këtë metodë të paktën një apo dy herë në javë për rezultate më të mira.
