Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Skandal me nivelin e nitratit tek pjepri

18:53 / July 9, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
pjepri
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nëse ky pjepër do të përfundonte në tryezën tuaj dhe e konsumoni, rrezikoni seriozisht shëndetin. Përse?

Ky produkt përmban nivele skandaloze nitratesh jashtë çdo rregulli shqiptar dhe ndërkombëtar dhe që sipas nutricionistëve shkakton dhe kancer në organizëm.

“Në qoftë se këto norma tejkalohen dhe fatkeqësisht në shumicën e rasteva

e janë të tejkaluara, të dyja këto elementë kur futen në organizëm, sidomos nitratet ndërmjet enzimave të gojës, kthehen në nitrite të cilat pastaj pasi kalojnë në aparatin tretës në stomak , ndërmjet aciditetit të stomakut kalojnë në disa lëndë që quhen nitrozamina të cilat janë substanca potencialisht kancerogjene”.

Niveli i lejuar i nitrateve tek pjepri është 90 miligramë për kilogramë. Por në të gjitha matjet e kryera me këtë pajisje të certifikuar ndërkombëtarisht, në katër tregje të Tiranës, ky nivel varion nga 540 deri në 850.

Por nga vjen ky nivel skandaloz i nitriteve tek këto produkte?

“Ne i marrim nitritet dhe nitratet fatkeqësisht në fruta dhe perime në formën e pesticideve apo fertilizantëve që atyre u hidhen gjatë kultivimit të tyre”.

Pas testimit paraprak për nivelin e nitratit në këtë pjepër, Tv Klan iu drejtua ISUV për të saktësuar rezultatin që doli nga testimi paraprak. Por, ISUV thotë se pjepri nuk është në listën e analizave që duhet të kryhen. “Në produktet e BE dhe të gjitha vendeve të tjera e kanë në listën e tyre. Kjo është një rast unikal ose një antikap në Shqipëri që nuk përfshihet në listën e kontrolleve, sepse ky hyn në të njëjtën kategori siç hyn edhe shalqini dhe produktet e tjera”, thotë drejtori i ZMK Hasan Stafa.

Pasi instituti i sigurisë ushqimore dhe veterinarisë refuzoi të kryente analizat, iu drejtuam Autoritetit Kombëtar të Ushqimit për ta denoncuar këtë rast skandaloz të tregtimit të pjeprit me nivel të lartë nitrati, duke u ofruar t’i tregojmë edhe tregjet ku u kryen testimet. Denoncimin tonë, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit tha se do ta verifikojë.

Por kur iu kërkua që ta ndjekim në terren procesin e verifikimit nga grupi i inspektimit, refuzoi. Kështu, pavarësisht konstatimit se në tregje ka produkte ushqimore që tejkalojnë vlerat e lejuara të pesticideve, institucionet nuk reagojnë, duke e rënduar më shumë pozicionin e tyre. Kjo pasi, ata jo vetëm janë përgjegjës për cilësinë e ushqimeve që shiten, por për më tepër, duhet të reagojnë duke i bllokuar këto prodhime në rastin më të parë që sinjalizohen se ato përbëjnë rrezik për shëndetin e konsumatorëve.

pjepri
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare/ Në axhendë interpelanca me Ramën dhe Ministrat

08:41 / June 4, 2026

Ngjarje e rëndë në Maliq, një person vret një polic dhe plagos një tjetër në Lozhan

08:36 / June 4, 2026

“Pamje e realitetit të trishtë”/ Rama publikon video nga ndotja në Zvërnec: Kështu duan ta shohin armiqtë e Shqipërisë europiane

08:10 / June 4, 2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme dhe vranësira, parashikimi i motit për këtë të enjte

08:05 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.