Para se të ishte Ledri, ishte Xheraldina. Moderatorja e njohur e televizionit të Kosovës është tejet krenare që i biri u rrit për t’u bërë një prej yjeve më të suksesshëm të rapit në Shqipëri, por në ditëlindjen e 33-të të tij vendosi të heqë dorë nga patetizmat për t’i bërë të birit një nga ato urime që të bëjnë të qeshësh e të qash njëherësh.
Ajo publikoi në Instagram një foto ku Ledri është përkulur të marrë nga akullorja e saj, në një moment të zakonshëm, por shumë domethënës nënë- bir.