Pas largimit nga “Xing me Ermalin”, një largim i vështirë për të e mes lotësh, Kejvina Kthella u nis drejt Italisë, ku tashmë jeton prej disa muajsh.
Atje Kejvina po punon për projektet e reja dhe ndërkohë ka qëndruar aktive në rrjete sociale duke postuar vazhdimisht foto e video.
Në fotot e fundit modelja na zbulon ambientet e shtëpisë e cila është arreduar shumë moderne dhe ku mbizotëron e bardha.
E veshur me një fustan blu me pika dhe çizme të bardha, Kejvina pozon në kuzhinë ndërsa në një video të postuar në Instastory shfaqet duke kërcyer në dhomën e ndjenjes.