Ushqimet e shëndetshme që përmbajnë lëndë ushqyese si omega-3, kalium, kalcium, magnez, fibra dhe antioksidantë, reduktojnë rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve të zemrës.
Për këtë arsye dieta mesdhetare është një zgjedhje e duhur për ata që duan të ruajnë ose përmirësojnë shëndetin e zemrës.
Më poshtë do të gjeni ushiqmet që i bëjnë keq shëndetit të zemrës.
1.Ushqime të përpunuara
Salçiçet nuk përmbajnë asgjë organike dhe janë ushqime të përpunuara dhe pa vlera ushqimore. Ato përmbajnë nitrat natriumi, të cilat mund të rrisin rrezikun e inflamacionit kronik, i cili lidhet drejtpërdrejt me zhvillimin e aterosklerozës.
2.Hot Dog
Kanë një përmbajtje të lartë të yndyrave të ngopura. Edhe zgjedhjet me yndyrë të ulët kanë tendencë të jenë të pasura me kripë. Është e rëndësishme për të monitoruar marrjen e natriumit, pasi dieta e natriumit shpesh çon në presion të lartë të gjakut.
3.Pulat e ngrira
Pulat e gatshme përmbajnë më shumë kripë. Gjeni recetat që ju pëlqejnë dhe gatuani pulën tuaj në shtëpi pa shtuar shumë kripë dhe hiqni lëkurën për të zvogëluar kështu yndyrën e ngopur.
4.Ushqime të paketuara pa yndyrë
Ushqimi pa yndyrë dikur njihej si një zgjedhje e shëndetshme për njerëzit që donin të humbisnin peshë dhe të ruanin një mënyrë jetese më të shëndetshme.Por jini shumë të kujdesshëm kur zgjedhni produktet që në paketim janë të listuara si produkte pa yndyrë, sepse ato zakonisht janë të pasura me sheqer. Lexoni etiketat e ushqimit për të përcaktuar sa gram sheqer mund të ketë në të si një zëvendësues yndyrë.
5.Drithërat për mëngjes
Shumë drithëra mëngjesi janë të pasura me sheqer për këtë dhe duhet të shmangen. Ekspertët pajtohen se një dietë e lartë në sheqerna të shtuara mund të jetë një kërcënim i madh, duke kontribuar në obezitetin, inflamacionin, kolesterolin e lartë dhe diabetin, të cilat janë faktorë rreziku për sëmundjet e zemrës.
6.Ushqime të skuqura
Njerëzit që konsumojnë shpesh ushqime të skuqura kanë një rrezik 56% më të lartë të zhvillimit të sëmundjeve kardiovaskulare sesa ata që hanë ushqime të shëndetshme, sipas studiuesve amerikanë.
7.Supa të konservuara
Supat e konservuara janë jashtëzakonisht të larta në natrium, gjë që mund të rrisë presionin e gjakut dhe të përkeqësojë gjendjen e zemrës.