Mosha nga 0 deri në 10 vjeç është mosha më kritike në jetë e njeriut për formimin e karakterit dhe të inteligjencës. Këto 9 mënyra do ju ndihmojnë të rrisni fëmijët tuaj për t’i bërë sa më të shkathët dhe inteligjentë.
Mësojini një instrument muzikor. Fëmijët të cilët mësojnë një vegël muzikore zhvillojnë disa segmente të trurit që lidhen drejtpërdrejt me inteligjencën dhe muzika i ndihmon të ranojnë shijet e tyre në jetë.
2. Mos i quani budallenj dhe mos i ofendoni. Studimet tregojnë se fëmijët që ofendohen dhe denigrohen ata humbasin vetëvlerësimin dhe janë të destinuar të dështojnë.
3. Lexojuni libra që në moshë të vogël. Në rast se i lexoni fëmijëve libra që në moshë të vogël, ata kultivojnë një afeksion pozitiv për leximin dhe ka më shumë gjasa të lexojnë më tepër kur të rriten
4. Mungesa e gjumit shkakton probleme të mëdha për fëmijët. Është shumë e rëndësishme që fëmijët të bëjnë një gjumë të rregullt dhe të plotë dhe të kenë orar të rregullt gjumi.
5. Mësojuni vetëdisiplinim. Jepjuni fëmijëve tuaj detyra që të kujdesen për veten në mënyrë që ata të dijnë të kujdesen për veten dhe të mbajnë përgjegjësitë që u takojnë.
6. Mos i trysnoni. Lerini fëmijët të mësojnë, pa i neglizhuar edukimin e tyre, por mos i bëni të vuajnë për defektet e tyre, sepse ashtu vetëm negativisht ndikoni në psikologjinë dhe performancën e tyre.
7. Shpërblejini për sjelljet e mira. Mos i ndëshkoni, gjithmonë kur sillen keq dhe i lin pa shpërblim kur sillen mirë. Fëmijët duhet të krijojnë një botëkuptim që ai që sillet mirë eventualisht shpërblehet. Kjo është shumë e rëndësishme në edukimin e tyre.
8. Nxirrini në natyrë. Koha e shpenzuar në natyrë, është shumë e mirë jo vetëm për shëndetin zik, por edhe atë mendor.
9. Keni besim tek ta. Nëse ju i tregoni vazhdimisht besimin dhe sportin tuaj, fëmijët do të guxojnë më shumë dhe do të jenë më të suksesshëm.