Zajmina Vasjari ka pohuar se i nënshtrohet rregullisht injeksioneve në lëkurë. Ajo ka publikuar në “Instagram” një foto ku shihet e veshur vetëm me robdishan, shtrirë në krevatin e një klinike, teksa i injektohet një shiringë në këmbë.
“Terapi për trupin. Kjo terapi ofron eliminim të dhjamit dhe gjithashtu zhduk celulitin”-ka shkruar Zajmina krahas fotos,duke lënë të kuptohet se kështu ka zgjedhur të kujdeset për veten e saj.
Risjellim në vëmendje se Zajmina është komentuar shpesh herë për ndërhyrjet e saj estetike, të cilat i ka aplikuar në gjoks dhe fytyrë. Epo pamjen e saj prej një kukulle barbi, kurrsesi nuk mund ta quajmë një dhuratë të natyrës…apo jo?