Kyriakos Mitsotakis i cili prej 8 korrikut është kryeministëri i ri i grek jep intervistën e parë të tij në këtë post për BBC. E intervistuar nga gazetarja Zeinab Badaëi, Mitsotaki shpalosi idetë e tij dhe planin për të bërë Greqinë të ‘madhështore përsëri’.
Në intervistën e dhënë për BBC ai shprehet se ekonomia në Greqi do të rritet nëpërmjet rritjes së pagave, domosdoshmërisht asaj bazë. Për rritjen e mirqënies së grekëve qeveria duhet të reduktojë shpenzimet e ‘kota’ si dhe rritjen e ekonomisë.
Gjithashtu Mitsotakis nuk ngurroi t’i qëndrojë besnik premtimit të tij për heqjen e taksave personale dhe koorporatave të mëdha në Greqi.
Por një pyetje e cila vendosi në vështirësi kryeministrin grek, ishte se pse në kabinetin e qeverisë së tij kishte vetëm 2 gra nga 22 ministri. Madje gazetarja Zeinab Badaëi i tha me ironi se nëse do të dilte tani në rrugët e Athinës do të gjente 22 vajza kurajoze, ambicioze dhe të talentuara.
Por 51- vjeçari i cili pason Tsiprasin dha një përgjigjë epike, duke i bërë të qartë gazetares se edhe pse ai kishte në dispozicion 40% të kandidatëve për deputet posaçërisht për femrat. Ai u shpreh se femrat në partinë e tij nuk shfaqën interes për të qenë pjesë e kabintetit të ri të qeverisë greke.
Dy ministret e vetme të gjinisë femërore në kabinetin e qeverisë Mitsotakis janë Ministrja për Kulturën dhe Sportin, Lina Mendoni dhe ajo për Edukimin dhe Çështjet Fetare, Niki Keramues.