Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Historia e të riut shqiptar që nuk e shikon dritën e diellit prej 33 vitesh

20:15 / July 12, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
varferi Rexhilda Pirra vajza
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në rubrikën “Shqipëria pa filtra” kamera e emisionit BOOM është ndalur në Paskuqan, aty ku jeton familja Pirra e përbërë nga 9 anëtarë.

Varfëria dhe sëmundjet e disa pjesëtarëve te familjes janë sfidat që duhet të përballojë çdo ditë Hanke Pirra. E moshuara ka nje djalë invalid, i cili ka më shumë se 30 vite që nuk lëviz nga krevati dhe nuk e ka parë dritën e diellit. Ndërsa djali tjetër, i cili pas martesës ka dhe 3 fëmijë, vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Hapësira ku jeton familja me 9 anëtarë është 2 dhoma, ndërsa për të siguruar jetesën e moshuara mundohet të mbledhë mbetje plastike .

Hanke Pirra: Është i verbër, nuk flet, para dhe tetraplegjikë grupi i parë. Duart ia kemi lidhur sepse godet veten e vet. Ka 33 vjet që rri kështu, nuk ngrihet.

Nusja e shtëpisë: Kam 3 fëmijë, dy vajza dhe një djalë. Burrin siç e pe që është sëmurë, edhe kunati gjithashtu, dy pleqtë. 9 vetë në dy dhoma, me një të paralizuar. Shtëpia copë- copë me kushtet. Vajzën e shajnë shoqet, i thonë ti jeton me mbeturinat.

Rexhilda Pirra, vajza: Shoqet më shajnë më ofendojnë. Me thonë që ti nuk vishesh si ne, ti nuk ke shtëpi.

Nusja e shtëpisë: Burri shpesh herë bëhet edhe i dhunshëm me fëmijët. Ka tentuar ti gjuajë fëmijët, por unë i kam larguar. NJë ditë për ne këtu është ferr, asnjë ditë gëzimi. Kam 13 vite qe jetoj me këto kushte.

Por pavarësisht këtyre vështirësive, vajza 10-vjeçare shkon në shkollë dhe mbi të gjitha është me rezultate të shkëlqyera.

Rexhilda Pirra, vajza: Unë jam në klasën e 4. Me mësime jam shumë mirë. Unë mësoj natën, në 12 të natës kur njerëzit janë në gjumë. Mësoj, lexoj, mbyll librin dhe them përmbajtjen. Unë dua të kem një dhomë për veten dhe për motrën.

Çdo ndihmë që mund të jepet për këtë familje do të jetë e mirëpritur./oranews/

Rexhilda Pirra Vajza
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Harmoni mes projektit dhe natyrës/ Arkitekti i kontraktuar për Zvërnecin, në Tiranë mes 600 arkitektëve botërorë

21:01 / June 4, 2026

Tabaku: Protesta kundër një sistemi që ndryshon ligjet për pakicën dhe përjashton shumicën

20:41 / June 4, 2026

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja/ Rritet nafta, ulet me 1 lekë benzina

13:49 / June 4, 2026

INSTAT: Kostoja në ndërtim u rrit me 1,1% në tremujorin e parë të vitit 2026

13:15 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.