Një ditë më parë Besi dhe Xhensila vendosën të thyejnë rregullat duke postuar foto dhe video nga dita e lindjes së Ajkës, vogëlushes së tyre e cila dje festoi 1-vjetorin e lindjes.
Por të gjithë jemi kurioze të shohim si është Ajka sot. Festimet e ditëlindjes së të voglës së aktorit dhe këngëtares së njohur janë publikuar nga miq të tyre gjatë festës.
Ka qenë doktori Skerdi Faria, mik i Besit që ka zbuluar me një Instastory live Ajka qumështoren, në festën që si temë kishte fermën, dhe torta e veçantë me lopën.





