Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Ana e errët e ish-presidentit marksist kilian Salvador Allende

16:21 / July 13, 20195 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Kilit Salvador Allende
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Fundi tragjik i ish-presidenti marksist të Kilit, Salvador Allende, u përdor si një shembull frymëzues nga presidenti shqiptar Ilir Meta në mars të këtij viti, kur shprehu “gatishmërinë të vetësakrifikohej si Allende, vetëm që të zgjidhet kriza politike në vend”.

Gati 46 vite vjet pas vdekjes së tij, Allende mbetet një figurë shumë e diskutueshme.

Që nga vetëvrasja e tij i rrethuar nga forcat ushtarake, që po kryenin një grusht shteti nën drejtimin e gjeneralit Augusto Pinochet, ka pasur shumë spekulime se si mund të ishte Kili sikur ai të ishte në gjendje të qëndronte edhe disa vite në pushtet. Allende shihet edhe sot si një hero nga e majta. Disa e shohin atë si një martir, që vdiq për kauzën e socializmit.

Fytyra e tij riprodhohet si një simbol i marksizmit, i ngjashëm me imazhet e famshme të Ernesto Che Guevaras. Shumë nostalgjikë e shohin atë si një viktimë të imperializmit amerikan. Për përkrahësit e tij, trashëgimia e tij më e madhe e Allendes, ishte bindja e tij se socializmi mund të arrihet përmes një rruge demokratike dhe pacifiste.

Ndërkohë, kritikët vënë në dukje aspektet më të errëta të kësaj figure. Ata argumentojnë se qeveria  e tij komuniste nuk ka qenë asnjëherë e zgjedhur me një shumicë demokratike, por vetëm me 36 për qind të votave. Kjo pasi ai fitoi në koalicion me një parti tjetër, e cila me vonë doli nga qeveria. Megjithatë edhe ai vetë thoshte se ishte president i proletariatit, i të varfërve dhe jo i të gjithë kilianëve.

“Sa i përket shtetit borgjez, në po përpiqemi ta përmbysim atë…Objektivi ynë është totalitarizmi, socializmi marksist shkencor”- do të shprehej ai në një intervistë. Allende besonte se kishte një mandat për të zbatuar një program marksist shpronësimesh, si ai i mentorit të tij, udhëheqësit të Kubës Fidel Castro.

Masat e tij represive ndaj biznesit, dhanë në fillim disa efekte pozitive. Por pas vitit të parë, ato e rrënuan ekonominë e Kilit. Ai kishte një stil autokratik në qeverisje, anashkalonte shpesh parlamentin dhe gjykatat, dhe kishte një qëndrim armiqësor ndaj mediave kritike.

fidel y allende

Biografët e tij, që rrëmuan në të shkuarën e Allende, zbuluan disa aspekte të errëta të personalitetit të tij. Ai e mbrojti temën e doktoraturën me disertacionin e vitit 1931 “Higjena mendore dhe kriminaliteti”. Victor Farias pretendon në librin e tij “Salvador Allende: Nga anti-semitizmi tek eutanazia”, se ish-presidenti marksist kishte pikëpamje raciste, homofobike dhe anti-semitike.

Ai besonte se sëmundjet mendore, sjelljet kriminale dhe alkoolizmi ishin të trashëguara. “Allende shkruante se hebrenjtë karakterizohen nga lloje të caktuara të sjelljeve kriminale: mashtrimet, shpifja dhe mbi të gjitha dhënia e parave me fajde. Për të, arabët ishin disa fise të zellshme, por shumica janë aventurierë, dembelë, dhe me prirje për të vjedhur”- shkruan Faria në librin e tij.

Duke cituar pikëpamjet e antropologut italian Cezare Lombroso, Allende shkruan: “Këto të dhëna çojnë në dyshimin se raca ndikon tek krimi, edhe pse na mungojnë të dhëna të sakta, për të dëshmuar këtë ndikim në botën e qytetëruar”. Farías pretendon më tej se ka gjetur dëshmi se Allende ishte përpjekur të zbatonte idetë e tij gjatë kohës që mbante postin e ministrit të Shëndetësisë në vitet 1939-1941, dhe se ai u ndihmua nga nazistët gjermanë E.Brücher dhe Hans Betzhold, në hartimin e një projektligji të pasuksesshëm, që synonte sterilizimin e detyruar të alkoolistëve.

Ndonëse ishte komunist, Allende e pranonte se ishte një mason. Në një intervistë për gazetarin francez Regis Debray, deklaronte se këtu nuk ishte asnjë kontradiktë, pasi sipas tij shumë drejtues të partive komuniste në Evropë ishin masonë. “Nga pikëpamja personale, unë kam origjinë masonike. Gjyshi im, Padin Allende ishte një Mjeshtër i Madh i Urdhri Masonik në shekullin XIX.

Lëvizja masonike luftoi për parime themelore si Liria, Barazia dhe Vëllazëria. Unë mbetem pjesë e lëvizjes masonike, pasi në regjimin kapitalist nuk mund të ketë barazi, madje as barazi të mundësive. Unë i interpretoj parimet e masonerisë, sipas përmbajtjes së tyre të vërtetë”- u shpreh ai.

salvadorallendeweb 986 e1563025189260

Për shkak të politikave që ndërmori dhe faktorëve të tjerë, marrëdhëniet e tij me pushtetin legjislativ dhe gjyqësor, u bënë gjithnjë e më të vështira. Një shumicë e qendrës së djathtë, duke përfshirë kristiandemokratët, përkrahja e të cilëve e solli 3 vite më parë në pushtet, e denoncoi sundimin e tij si antikushtetues, dhe bëri thirrje për përmbysjen e tij me forcë.

Më 11 shtator 1973, ushtria u aktivizua për të larguar Allenden, nëpërmjet një grushti shteti të sponsorizuar nga CIA amerikane. Në orët e pasdites, Allende i rrethuar qëlloi veten me kallashnikov, fakt që u konfirmua dhe në bazë të një hetimi në vitin 2011, të kryer nga një gjykatë kiliane me ndihmën e ekspertëve ndërkombëtarë.

Pas eliminimit të Allendes, ushtria e drejtuar nga gjenerali Augusto Pinochet, nuk pranoi t’i kthejë autoritetin qeverisë civile. Për pasojë, Kili u sundua nga një diktaturë ushtarake gjatë viteve 1973-1990. Junta ushtarake e shkriu Kongresin e Kilit, dhe filloi një përndjekje të organizuar të mijëra mbështetësve të Allendes, shumë prej të cilëve gjetën vdekjen. (TT News)

Kilit salvador allende
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rritja e kostove të karburantit rëndojnë buxhetin e Pentagonit

12:39 / June 4, 2026

Sulme të rënda në Gaza me 8 viktima dhe shumë të plagosur, Netanyahu rrit kontrollin ushtarak në enklavë

09:13 / June 4, 2026

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.