Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Shëndeti

Maska me oriz, kundër plakjes. Sekretet e femrave japoneze

15:07 / July 14, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Maska aaaa
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Orizi vlerësohet sidomos në recetat për kujdesin ndaj bukurisë së femrave japoneze. Në kombinim me mjaltin, siguron një lëkurë të ripërtërirë të fytyrës.

Është i pasur me vitaminat e grupit B, të cilët stimulojnë rritjen e qelizave, parandalojnë ose ngadalësojnë plakjen e tyre si dhe përmirësojnë furnizimin me gjak në lëkurë.

Kjo maskë shëruese me oriz, qumësht dhe mjaltë, do të bëhet maska juaj e preferuar, sepse pas përdorimit të saj lëkura bëhet më e butë dhe më me shkëlqim.

Përgatitja

Merrni 2-3 lugë supe me oriz dhe e zieni në mënyrë të zakonshme, derisa në momentin kur orizi të jetë zbutur. Ujin në të cilin është zier orizi, të cilin më pas do ta përdorni, e vendosni në një tepsi apo enë të veçantë.

Orizin e zier e mbushni me ujë dhe aty shtoni edhe një lugë me qumësht të ngrohtë. Masën e përzieni derisa të bashkohet dhe e shtoni edhe një lugë të madhe me mjaltë.

Maskën e vendosni në lëkurën e fytyrës dhe në qafë. Pas gjysmë ore me kujdes e largoni maskën dhe e shpëlani fytyrën me ujin e orizit.

Përveç dobive të shumta që sjell orizi, uji i orizit të zier po ashtu në mënyrë të shkëlqyeshme, hidraton lëkurën e fytyrës, përmban antioksidues dhe absorbon përbërësit e shkaktuar si pasojë e rrezeve të dëmshme ultra vjollcë të diellit.

Për më shumë, orizi parandalon formimin e melaninës dhe kështu parandalon shfaqjen e njollave.

Ujin e orizit mund ta ruani në frigorifer për rreth katër ditë. Mund ta përdorni në mëngjes dhe në mbrëmje si losion për fytyrë. Mund edhe ta ngrini në akull dhe ta përdorni për pastrimin e fytyrës

oriz tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Dyfishohen pagesat për fëmijët me aftësi të kufizuara, njihen kontributet për 14 mijë ndihmës personalë

09:53 / July 9, 2026

Studimi i Harvardit: Vitamina D mund të ngadalësojë plakjen biologjike!

22:19 / July 3, 2026

Akulloret “zbulojnë” migrenën, dhimbjet që shkaktojnë tek disa persona janë sinjal për ata që vuajnë nga dhimbjet e kokës

16:01 / June 14, 2026

Vera ka ardhur, ja perimet që i bëjnë më shumë mirë organizmit

21:38 / June 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.