Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Paratë e pista, zgjerohet lista: Në lupë jahtet luksoze, gurët e çmuar, udhëtimet e shtrenjta dhe veprat e artit

09:52 / July 15, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
parate 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga jahtet luksoze, gurët e çmuar, udhëtimet e shtrenjta, veprat e kushtueshme të artit, deri te administrimi i titujve apo bonove lehtësisht të konvertueshme nga të tretë.

Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave ka zgjeruar gamën e subjekteve që do të kalojnë në sitën e saj.

Në ndryshimet që i janë bërë Ligjit për pastrimin e parave, të sapopublikuara në Fletoren zyrtare, në listën e subjekteve me risk të lartë janë përfshirë të gjitha ata subjekte që sigurojnë shërbime në administrimin e aseteve të të tretëve dhe/ose drejtimin e veprimtarive të lidhura me to; ndërtimet; deri edhe në biznesin e metaleve e të gurëve të çmuar; si dhe marrëveshjet e garancitë financiare.

Në listën gjenden edhe subjekte të përfshira në operacione për shitblerjen e veprave të artit apo shitblerjen me ankand të sendeve me vlerë 1 000 000 (një milion) lekë ose më shumë, raporton SCAN.

Por nuk mungojnë as subjektet që ofrojnë shërbime financiare në sigurimin dhe administrimin e parasë fizike ose titujve lehtësisht të konvertueshëm, në emër të personave të tretë.

Për herë të parë në listë përfshihen edhe veprimtaritë e transportit; ato të përfshira në tregtimin e mjeteve motorike tokësore, lundruese dhe ajrore; si dhe agjencitë e udhëtimit.

udhetimet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Protesta po ndot qytetin, e ka mbaruar misionin”, Çupi: Rama tregoi gatishmëri për të dëgjuar çdo shqetësim real të qytetarëve

18:50 / July 20, 2026

Sot dita më e nxehtë e vitit/ Temperaturat deri në 47 gradë në diell, vlerat më të larta të regjistruara në Berat

18:34 / July 20, 2026

Volkswagen nis ristrukturimin më të madh në histori, do të përgjysmojë gamën e modeleve

18:07 / July 20, 2026

24 orë nuk mjaftuan: Avokati australian akuzohet se faturoi deri në 34.5 orë punë brenda një dite

17:59 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.