Të dy u panë në momente romantike pranë njëri-tjetrit, dhe duket se po e shijonin periudhën bashkë, pas një pauze të gjatë.
Por duket se mes tyre ka diçka që nuk shkon, pasi të dy nuk ndiqen më në rrjete sociale. Në profilin e bukuroshes binte në sy edhe mbiemri Lushaj që ajo e kishte të vendosur tek të dhënat e saj, por duket se Kejsi e ka fshirë.
Ndërsa Stresi ka vazhduar me postimet e zakonshme bashkë me miqtë e tij të ngushtë. Mbetet për t’u mësuar e vërteta, vetëm nëse çifti do të reagojë lidhur me këto fakte!