Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

As Tirana dhe as Elbasani. Ja cili është qyteti i kokainës në Shqipëri sipas Artan Hoxhës

17:03 / July 15, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
artan
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gazetari Artan Hoxha, si një ekspert i analizës së kriminalitetit në tërësi, vuri në dukje se Fieri, edhe pse një qytet që nuk shfaqet mediatikisht si problematik, është “baza” e kokainës në Shqipëri.

“Çdo ngarkesë e madhe me kokainë që ka destinacion Shqipërinë, bazën e ka në Fier”, theksoi Hoxha.

Duke vijuar më tej, ai nënvizon se botës së krimit nuk i intereson të ekspozohet në media, duke evituar edhe përplasjet me armë, por kjo siç thotë Artan Hoxha nuk do të thotë se nuk do të ketë, apo s’ka vrasje.

“Fieri ka marrëveshjen më të çuditshme të botës së Krimit. Paqja është se aty nuk e shohim ne, nuk e raportojnë mediat. Ti dëgjon lajmin që një kufomë u gjet në pyllin e Semanit dhe nuk ka vijim nga ai informacion. Dëgjon lajme që mbyllen aty për aty. Pra në Fier kujdesen shumë që të mos ekspozohen përballë mediave dhe vëmendjes së publikut”, u shpreh Artan Hoxha i ftuar në Top Tolk në Top Channel.

Sipas tij, Fieri, Tirana dhe Durrësi, janë kalatë e fundit ku funksiononte marrëveshja e krimit.

“Në marrëveshje hyjnë edhe segmente të caktuara të agjencisë të zbatimit të ligjit, përfshirë Polici, Prokurori, SHIK. Brenda Marrëveshjes, pra ti nuk më shqetëson dhe unë nuk të shqetësoj”, u shpreh Hoxha.

Më herët Artan Hoxha foli edhe për shfytëzimin e shpërqëndrimit politik nga bota e krimit të organizuar.

“Përqendrimi i vëmendjes mediatike dhe opinionit publik te zhvillimet politike kanë mundësuar nga krahu tjetër që të ketë zhvillime të rëndësishme në atë që njihet si bota e errët e krimit, e cila i shfrytëzon më së miri, sidomos këto momente”, u shpreh Hoxha, duke treguar se mediat e huaja i kanë kushtuar një vëmendje të veçantë krimit të organizuar në Shqipëri gjatë kësaj periudhe ndërsa në vend media është përqendruar më shumë tek politika”, tha ai.

Artan Hoxha kokaine
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja/ Rritet nafta, ulet me 1 lekë benzina

13:49 / June 4, 2026

INSTAT: Kostoja në ndërtim u rrit me 1,1% në tremujorin e parë të vitit 2026

13:15 / June 4, 2026

“Revanshi”/ Prokuroria e Posaçme kërkon dënimin e 7 të pandehurve, 10 vite burg për Aldo Avdylin, për Durim Bamin 21 vite burg

12:32 / June 4, 2026

“Metamorfoza”/ Pëllumb Gjoka dëshmon në GJKKO: Nuk ka asnjë provë, që të jem abonent i SKY

12:25 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.