Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Policia: Lidhja e trafikut të drogës mes Avdylajve, laboratorit në Has, Seferit dhe Mehmetit

21:41 / July 15, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
burgu
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Dy  letër-porosi të mbërritura nga Italia dhe Kosova kanë konfirmuar për Prokurorinë e Krimeve të Rënda se grupi i Adylajve, grupi i drejtuar nga Hajri Seferi, grupi i cili kishte ngritur laborator heroine në Has si edhe zgjatime të rrjetit të trafikantëve në Fier dhe Delvine, ushtroni aktivitetin e trafikut te drogës jo vetëm në Shqipëri por edhe ne Kosovë, Itali, Holande dhe Britaninë e Madhe.

 Këto të dhëna, të cilat po përkthehen në Ministrinë e Drejtësisë dhe disa prej të cilave janë paraqitur si prova shtesë pranë Gjykatës së Krimeve të Rënda, janë objekt i një hetimi mjaft sekret, të drejtuar nga dy prokurorët e çështjes zoti Vladimir Mara dhe Dritan Prençi.

 Deri  më tani numri i të arrestuarve është 74 persona, prej të cilëve 44 janë të arrestuar për narkotrafik, veçanërisht për shpërndarje droge në Shqipëri , për laboratorin e heroinës në Has, por edhe episode të tjera, të zbuluara nga përgjimet,  të cilat zbuluan se si katër grupe kriminale në vend bashkëvepronin.

 Përgjimet  tregojnë se si shtetasi Esat Mehmeti, i njohur me nofkën “Cakja”, drejtonte trafikimin e kanabisit përmes Semanit me drejtim Italinë. Trafiku zhvillohej përmes skafisteve dhe në një rast në Bari janë sekuestruar dy ton kanabis sativa.

 Kjo  sasi kanabisi është konfirmuar përmes letër-porosisë nga autoritetet italiane, ku tregohet konkretisht roli i Mehmetit po edhe i anëtareve të tjerë të grupeve kriminale.

 Nga  ana tjetër përgjimet tregojnë gjithashtu edhe rolin e shtetasit Abedin Kuçi, i njohur ndryshe si djali i tezes se Klement Balilit. Dyshohet  se ky shtetas mbulonte shpërndarjen e drogës në jug të vendit, kryesisht në Fier dhe Sarandë, kryesisht të drogave të forta; kokainë dhe heroinë.

 Kosova i konfirmon Shqipërisë se sasia prej 159 kg heroinë e bllokuar në fund të vitit 2018 në Kosovë, ka lidhje me laboratorin e Hasit. Të  dhënat e para hetimore tregojnë se kjo sasi heroine vinte përmes linjës së Iranit, përmes trafikantëve të tjerë kosovarë, turq po edhe shqiptarë, të cilët kishin arritur të instalonin një laborator heroine.

Letër-porosi të tjera me interes për çështjen pritet të përkthehen edhe për trafikantin tjetër Hajri Seferi, i cili shikohet i dyshuar si trafikant i 200 kg kokaine, ku përfshihet edhe Holanda, por edhe Britania e Madhe.

Avdylajt Has Policia seferi e mehmeti
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.