Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Mbi 20 milionë fëmijë mbetën të pavaksinuar në 2018

13:30 / July 16, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
shutterstock 584159290
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Më shumë se një në dhjetë fëmijë ose 20 milionë në gjithë botën nuk janë vaksinuar vitin e kaluar kundër sëmundjeve të rrezikshme për jetën, si: fruthi, difteria dhe tetanusi.

Këto të dhëna u publikuan ditën e djeshme në një raport që përpiluan Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Fondi për Fëmijë i Kombeve të Bashkuara UNICEF.

Në raportin mbi imunizimin global, dy agjencitë zbuluan se nivelet e vaksinimit janë duke stagnuar, sidomos në vendet e varfra dhe në zonat e konfliktit.

“Vaksinat janë një nga mjetet tona më të rëndësishme për parandalimin e shpërthimeve dhe sigurinë e botës”, tha përmes një deklarate drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Sipas raportit, shumica e fëmijëve të pavaksinuar jetojnë në vende të varfra, ndërsa pothuajse gjysma e tyre janë në vetëm 16 vende: Afganistan, Republika e Afrikës Qendrore, Çad, Republika Demokratike e Kongos, Etiopi, Haiti, Irak, Mali, Niger, Nigeri, Pakistan, Somali, Sudan Jugor, Sudan, Siri dhe Jemen.

“Shumica e fëmijëve sot janë duke u vaksinuar, por shumë të tjerë mbeten pa u vaksinuar. Të pavaksinuar janë shpesh ata që janë më në rrezik, më të varfër, më të margjinalizuar, të prekur nga konflikti ose të zhvendosur nga shtëpitë e tyre”, tha Ghebreyesus.

Nëse këta fëmijë sëmuren, thuhet në raport, ata janë në rrezik të pasojave më të rënda shëndetësore dhe janë më pak në gjendje të marrin trajtimin dhe kujdesin që u nevojitet.//REL

femije milion Pavaksinuar
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Fluks rekord në Rinas, Policia dhe Doganat shtojnë masat: Deri në 56 mijë pasagjerë në ditë

12:50 / July 21, 2026

Begaj pret ambasadorin e ri të Meksikës: Të forcojmë bashkëpunimin ekonomik, kulturor dhe turistik

12:36 / July 21, 2026

Tragjedi në Radhimë, humb jetën një turiste finlandeze gjatë zhytjes

11:44 / July 21, 2026

“Flamingot më kanë bërë të mendoj thellë”, Rama: Paketa e Maleve do ta bëjë Shqipërinë “Zvicra e vogël”

11:35 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.