Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Studimi/ Margarina nxit ankthin dhe depresionin

15:14 / July 16, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
pão com manteiga
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Margarina kohët e fundit po konsumohet pa masë nga fëmijët dhe të rriturit, por edhe efektet anësore janë po në nivele të larta.

Janë kryer shumë hulumtime rreth përdorimit të margarinës, pasojat që sjell dhe sa e shëndetshme është ajo.

Sipas studimeve të fundit të zhvilluara nga shkencëtarët e Fakultetit të Mjekësisë në universitetin ”Dokuz Eylul”, në qytetin perëndimor të Turqisë, Izmir, Margarina nxit depresionin, ankthin, hiperaktivitetin dhe nervozizmin tek fëmijët dhe të rriturit, ndërsa gjalpi ndikon pozitivisht në procesin e të mësuarit.

Nazan Uysal Harzadın nga Fakulteti i Fiziologjisë, në një prononcim për shtypin dha detaje lidhur me studimin e zhvilluar tek minjtë.

Harzadın theksoi se si rezultat i punimit shkencor, kanë vërejtur se në rastet kur kanë përdorur vaj luledielli, kanë konkluduar se niveli i depresioni dhe ankthit është më i lartë.

“Kur i vendosnim kafshët në mekanizëm, nuk mundnin të vendosnin se ku të shkonin. Kështu që mendojmë se vaji i lulediellit ndikon negativisht në konteksin prefrontal, pra pjesën për vendimmarrje të trurit”, ka thënë Harzadin.

auto buter1520432967

Harzadin duke folur për hulumtimin e bërë me margarinën, tha se në këtë kategori rezultatet janë “dëshpëruese”. “Simptomat e depresionit ishin më të larta tek ky grup”, tha Harzadin.

Sipas saj rezultatet më të mira gjatë hulumtimit i kanë marrë në testimet me gjalpin dhe vajin e ullirit. Ajo e klasifikoi këtë rezultat si mrekulli. “Ata që ushqehen me gjalp kanë një nivel të ulët të ankthit, nuk kanë depresion dhe niveli i të mësuarit është tejet pozitiv. 

Gjithashtu, niveli i ankthit tek kafshët që konsumojnë vaj ulliri është tejet i ulët. Këto kafshë ishin të rehatuara dhe të relaksuara dhe kapaciteti i të mësuarit ishte më i lartë tek ato” është shprehur studiuesja.

Ajo shtoi se në ushqim duhet të preferohet gjalpi dhe vaj ulliri ekstra të virgjër.

Përfundime të tilla mbështeten edhe nga një tjetër studim i kryer në Universitetin e Kalifornisë në 945 fëmijë, ku thuhet se:- “Yndyrat transyndyrore në margarinë dhe në format e ndryshme të ushqimit të shpejtë nxisin sjelljen agresive dhe për këtë arsye nuk duhet t’u jepen fëmijëve. Ata që hanë më shumë acide transyndyrore vazhdimisht janë më agresiv, nervozë dhe hiperaktivë se sa të tjerët.”

Ankthin depresion Margarita Nxit
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Qytetarët përballë deputetëve, nisin takimet e platformës “Besa” në Korçë! Pensionet, rrugët dhe pronat në krye të shqetësimeve

18:39 / September 4, 2026

Kuvendi rikthehet pas pushimeve/ Ja datën kur rinisin punimet parlamentare dhe çfarë përmban rendi i ditës

17:43 / September 4, 2026

Grupi i armatosur te ‘Regina Palm’, Rama: E shpronësojmë, e bëjmë ullishte tokën e sherrnajës

16:01 / September 4, 2026

Fermerët dhe kompensimi 10%, Tatimet sqarojnë procedurën: Kush përfiton, afatet dhe kur kalojnë paratë në bankë

12:30 / September 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.