Autoritetet shëndetësore në Filipine kanë deklaruar vendi është përfshirë nga një sëmundjes virale që ka lënë më shumë se 450 njerëz të vdekur prej në janar të këtij viti.
Rreth 100,000 raste me ethet tropikale janë raportuar në të gjithë territorin filipinas gjysmën e parë të këtij viti.
Është një rritje prej 85% krahasuar me periudhën e njëjtë vitin e kaluar. Epidemitë janë deklaruar në katër rajone të vendit: Mimaropa, Visayas Perëndimore, Visayas Qendrore dhe Mindanao Veriore.
Zyrtarët e shëndetësisë po monitorojnë situatën në nëntë rajone të tjera, përfshirë Davaon, provincën e Presidentit të Filipinës, Roderigo Duterte. Të gjithë filipinasit e infektuar janë të shtruar për t’u kuruar në në spitalin Quirino në Manila.
Shkak për sëmundjen e përhapur në të gjithë Filipinet, është infeksioni viral i mushkojnave, që ka simptoma të ngjashme me gripin, si dhimbje koke të, dhimbje të muskujve, ethe dhe skuqje të plota të trupit.
“Nga miliona njerëz të infektuar çdo vit në mbarë botën, rreth 500,000 njerëz shfaqin simptoma të rënda që kërkojnë shtrimin në spital, dhe 12,500 prej vdesin,”- thuhet sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
Por është e përhapur në vendet me klimë tropikale dhe nëntropikale, si Filipinet, India dhe Brazili.
Rastet e të prekurve me këtë sëmundje virale në Filipine janë rritur historikisht çdo tre deri në katër vjet.
Kjo rritje vjen pasi vendi po përballet me një shpërthim mbarëkombëtar të fruthit, ku autoritetet thonë se ka vrarë më shumë njerëz këtë vit se sa para një viti.
Marrë dhe përshtatur nga CNN