Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Foto Dite

Ura e Vezirit- Humbja e një vepre të jashtëzakonshme

21:20 / July 17, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ura e vezirit
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Thuhet se është vepra më e madhe inxhinierike e ndërtuar rreth viteve ‘70 të shek. XVIII nga Perandoria Osmane, në Ballkan. 
Historia flet se e mori emrin “Ura e Vezirit” për nder të Mehmet Pashë Bushatit, Vezir i Shkodrës. Gjatë një udhëtim për në Kosovë u prit në një darkë nga paria e zonës, në shtëpinë e Halil Agë Sakatit.
Në takim iu kërkua Vezirit, ndërtimi i një ure mbi lumin Drin të Bashkuar. Punimet zgjatën 7 vjet, ishte 200 m e gjatë dhe 5 harqet ishin të madhësive të ndryshme dhe ku pika më e lartë, 20 metra nga shtrati i lumit. 
Ajo u bë nyja kryesore lidhëse e rrugëve më të mëdha si ajo Shkodër- Prizren, Shkodër- Gjakovë dhe rruga Fandë- Qafë Kumbull- Shkodër etj. 
Në kujtimet e veta, Edith Durhan (1909) shkruan: “Ura e Vezirit, një urë madhështore me shtatë harqe, të gjitha të ndryshme, por efekti në tërësi ishte i mahnitshëm. Ajo është një vepër e një artisti të madh, sepse nuk mund të parafytyrohet gjë më e harmonizuar, me panoramën për rreth”.
Në 1914, forcat serbe, në rrugëtimin pushtues drejt Shqipërisë, të ndjekura nga ushtritë austro- hungareze, e minuan dhe e shkatërruan pjesërisht, duke e bërë të pakalueshme. 
Në 1968, mbi strukturën e gurtë, u vendos një urë druri për të lidhur me rrugë automobilistike qytetet Krumë, Kukës. Kjo shënoi shkatërrimin e dytë. 
Në 1978, u shkatërrua përfundimisht me tritol, si rezultat i ndërtimit të Liqenit dhe hidrocentralit të Fierzës.

ballkan
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Dezinformimi në Ballkan/ Raporti i IDEA për 2025: Si përdoren temat mjedisore për fushata

10:57 / June 2, 2026

Të ardhurat për frymë rriten në të gjithë Ballkanin, po si renditet Shqipëria?

08:14 / May 12, 2026

Panik në ‘zemër’ të Ballkanit: Eksplozivë pranë tubacionit të gazit, spekulime për sabotim

08:52 / April 6, 2026

Wadephul tur vizitash në Ballkan, DW: Ja çfarë do të thotë për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin

17:18 / November 16, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.