Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Foto Dite

Zbulohet projekti i Parkut Rinia/ Veliaj: Nisim një transformim unik, hapësira shtesë për fëmijët dhe gjyshërit

19:20 / July 18, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
parku rinia bashkia tirane veliaj 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ashtu siç edhe premtoi gjatë fushatës kryebashkiaku Erion Veliaj, Bashkia e Tiranës ka nisur transformimin e Parkut Rinia në një park qendror të qytetit dhe që do të shërbejë jo vetëm si vend relaksi për të rriturit, por edhe si një hapësirë ku fëmijët mund të argëtohen dhe të kaliten fizikisht. Lajmin e bëri me dije vetë kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj përmes një njoftimi në Facebook, i cili ka zbuluar edhe projektin se si do të duket Parku Rinia pasi të mbarojë puna. Siç shihet edhe nga fotot e projektit, Parku Rinia pritet që të transformohet në një ambient më të gjelbër, më argëtues dhe më funksional. 

“Nisën sot punimet për rikonstruksionin e Parkut Rinia. 🚜🌳🚧 U çlirua nga Edi Rama prej kioskave të Republikës së Rrumpallës, e tani nisim një transformim unik për parkun qendror të kryeqytetit me hapësira shtesë për fëmijët dhe gjyshërit, por edhe katër-putroshët. 👫👴🏻👵🏻🐾🐶”, shkruan Veliaj në Facebook.

Parku Rinia do të kthehet në një hapësirë që do të ofrojë më shumë mundësi për qytetarët e të gjitha moshave dhe do të jetë një pikë tjetër atraktive që i shtohet kryeqytetit ashtu si Pazari i Ri, Sheshi Skënderbej, Kalaja e Tiranës etj. Transformimi i Parkut Rinia ishte një tjetër premtim i Veliajt për mandatin e dytë si kryetar Bashkie i Tiranës.

Krahas hapësirave të gjelbra dhe trotuareve moderne, Parku Rinia do të ketë tashmë edhe një reliev të ndryshëm në sipërfaqe të caktuara, çka do të nxisë edhe një aktivitet më fizik dhe intensiv për fëmijët. Duket se edhe në këtë mandat të dytë vëmendja e Bashkisë së Tiranës do të jetë së pari te fëmijët, për të cilët në këtë park do të ketë dhe kënd lodrash të posaçëm për ta.

  • parku rinia bashkia tirane veliaj 1
  • parku rinia bashkia tirane veliaj 2
  • parku rinia bashkia tirane veliaj 3
  • parku rinia bashkia tirane veliaj 4
  • parku rinia bashkia tirane veliaj 5
  • parku rinia bashkia tirane veliaj 6

veliaj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Veliaj firmos rikthimin e Alban Dokushit në detyrën e sekretarit të përgjithshëm Bashkia Tiranë, pasi u shkarkua me urdhër të Ristanit/ Zbatohet vendimi i formës së prerë i Gjykatës

16:14 / July 13, 2026

Pas vendimit të Kushtetueses, avokati i Veliajt kërkon përshpejtimin e gjykimit në Gjykatën e Lartë

10:21 / July 8, 2026

Avokati i Veliajt: Pezullimi i afateve të paraburgimit është antikushtetues do ta ndjekim në Gjykatën e Lartë dhe në Kushtetuese

13:54 / July 7, 2026

Gjyqi i Veliajt/ Ajola Xoxa: Jam me leje lindje, të pezullohet procesi për 63 ditë

11:48 / July 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.