Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Zbuloni përfitimet që i sjellin organizmit lëkurat e frutave

11:23 / July 19, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
edgar castrejon 459807 unsplash 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Heqja e lëkurës së disa frutave, na bën të humbasim shumë nutrientë. Kështu, vetëm lëkura e portokallit ka dy herë më shumë vitaminë C se tuli i frutit.

E njëjta gjë vlen edhe për disa fruta të tjera, të cilat shumë mirë mund të konsumohen bashkë me lëkurën, pasi vlerat ushqyese të tyre janë shumë të larta.

Ndonëse ngrënia e lëkurës së frutave mund të duket e vështirë, por ndonjëherë duhet të jemi krijues që ta përfshijmë atë në gatimet tona.

Lëkura e frutave që duhet ngrënë patjetër:

1. Molla

Një mollë mesatare përmban 9 miligramë të vitaminës C, 100 njësi të vitaminës A dhe 200 gramë kalium.

Duke hequr lëkurën, ju humbisni një të tretën e këtyre ushqyesve.

Lëkura e mollës ka 4 herë më shumë vitaminë K se pjesa e brendshme. Kjo vitaminë është e dobishme në aktivimin e proteinave për rritjen e qelizave dhe mirëmbajtjen e kockave.

Lëkura e mollës përmban kuercetinë që i vjen në ndihmë mushkërisë, lehtëson frymëmarrjen dhe mbron trurin.

Ajo përmban edhe një substancë që njihet me emrin triterpenoid që ka aftësinë të pengojë ose shkatërrojë disa qeliza kancerogjene në trup.

2. Shalqini

Lëkura e shalqinit përmban citrulinë, një antioksidant për të cilën zemra, sistemi imunitar dhe qarkullimi i gjakut kanë shumë nevojë.

Lëkurën e shalqinit mund ta bëni turshi, gliko ose ta kavërdisni. Një tjetër mënyrë interesante është ta fusni në mikser me gjithë pjesën e tulit dhe ta miksoni me limon jeshil.

3. Banania

Lëkura e bananes është e pasur me kalium, luteinë dhe amino acide që janë të dobishme kundër depresionit dhe sëmundjeve të syve.

Lëkura e një bananeje të tejpjekur mund të shtrydhet, mund të zihet ose të kavërdiset.

4. Ananasi

Ananasi përmban bromelain, një enzimë që ul inflamacionin veçanërisht në hundë dhe sinus. Një studim ka treguar që pjesa e lëkurës së ananasit ka sasinë më të lartë të bromelainit, pothuaj 40%. Stomaku e ka të vështirë të tresë lëkurën e ananasit, ndaj mund të vini në punë mikserin dhe më pas tiganin për ta zbutur masën e lëkurës.

5. Qitro, portokalli, limoni

Lëkura e një portokalli paketon dyfishin e vitaminës C krahasuar me pjesën e brendshme të saj.

Ajo përmban gjithashtu përqendrime të larta të riboflavinës, vitaminës B6, kalcium, magnez dhe kalium. Flavonoidet e lëkurës kanë veti antikoceroze dhe antiinflamatore (qitro nxit përthithjen e hekurit).

Lëkura e plotë është e hidhur dhe e vështirë për t’u tretur. Në vend që ta merrni njëherësh, grijeni lëkurën duke përdorur me grirëse dhe vendoseni sipër sallatës, ose në një salcë. Ato mund të kombinohen mirë edhe me akullore apo çokollatë.

Ja perfitimet Lekurat lekuren mos
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.