Prej disa muaj po përflitet për çiftin e ri të showbiz-it shqiptar, Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj. Moderatorja dhe regjisori nuk kanë reaguar asnjëherë në lidhje me thashethemet edhe pse ata shpesh-herë janë fotografuar së bashku.
Përveç lajmeve të bujshme, nuk kanë munguar as dedikimet për njëri-tjetrin në rrjetet sociale duke I hedhur kështu më shume benzin zjarrit. Pas pushimeve të përbashkëta në Barcelonë, ku ishin me stafin e emisionit “Dua të të bëj të lumtur”, dyshja është sërish me pushime por tani të ndarë.
Edhe pse larg nuk kanë munguar komentet e Arbanës, e cila i thotë publikisht se i mungon. Regjisori ia kthen njësoj: “Edhe ti mua”, duke i shprehur kështu ndjenjat njëri-tjetrit.
