E kush nuk e mban mend filmin e famshëm “Top Gun: Maverik” me aktorin e famshëm Tom Cruise? Filmi rikthehet pas 33 vitesh, ndërkohë që është publikuar edhe trajleri.
Cruise dot ë jetë sërish në rolin e Pete Maverik Mitchell, dhe trajleri është pritur me ovacione gjatë prezantimit në Comic Con në Aan Diego.
Por në këtë film të ri, tashëm Cruise është një instruktor fluturimi në shkollën Top Gun. Ai do të trajnojë djalin e Goose, nga filmi i parë dhe trajleri jep pak grimca nga filmi aksion që do të mbërrijë shumë shpejt në kinema.
Në kast rikthehet nga filmi i parë edhe Val Kilmer, në rolin e Tom Iceman Kazanski, ndërsa Miles Teller do të jetë në rolin e djalit të Goose, me Jon Hamm, Ljuis Pullman dhe Jennifer Connelly që po ashtu marrin pjesë.
