Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

VIDEO/ “Nuk mu besua kur më thanë që do jetoj këtu”, nëna me shtatë jetimë bëhen me shtëpi të re

22:29 / July 19, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
shqiptaret6664
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Emisioni “Shqiptarët për shqiptarët” në News24, ka risjellë historinë e familjes Muça më 7 jetimë në Elbasan. Pranvera Muça, 45 vjeç, ka humbur bashkëshortin dy vite më parë.

Ajo është nënë e shtatë fëmijëve deri një muaj më parë banonin në një çadër mes pyllit në fshatin e thellë Kamiçan. Jetonin në një shtëpi shekullore mbi 100-vjeçare që u shemb. Për të ngrënë kishin vetëm hithra të ziera e pak miell.

Rasti i rëndë, preku zemrat e shqiptarëve ishte dhe ai i një nëne me shtatë jetimë, që jetonin mes mjerimit total. Për këtë arsye, nëna e jetimëve kishte tentuar edhe vetëvrasjen. Por, falë ndihmës së shqiptarëve përmes emisionin “Shqiptarët për shqiptarët”, familjes iu dhurua shtëpi në qytetin e Elbasanit.

Në momentin që Pranvera hyri në shtëpinë e re ajo kishte një merak të madh: “Po sikur të vijnë dhe të ma marrin?”, tha ajo. Stafi i emisionit nuk i harron personazhet, kështu që Elvis Naçi, producenti ekzekutiv Ilir Hoxholli dhe djali i Elvisit, Firdeus, kanë marrë udhën për t’i takuar në banesën e re. Në dorë Elvisi i dorëzoi Pranverës hipotekën e banesës.

Elvisi: Ne u morëm me dokumentet e shtëpisë, stafi u mor më këtë punë.

Pranvera: Ti ke rënë një engjëll në tokë për ne Elvis, ne jemi në një mrekulli këtu!

Elvisi: E bënë shqiptarët, ata kishin nevojë për këtë emision që të ndihmonin. Engjëjt e vërtetë janë ata. Sot të kam sjellë hipotekën përfundimtare.
Pranvera: Zoti të bekoftë, gjithë shqiptarët që kanë kontribuar dhe ata që më kanë parë janë të mirëpritur këtu në shtëpinë time, është shtëpia e tyre kjo. Le të vijnë këtu të qëndrojnë. Jeta ime është një legjendë, këtu kur erdha u mahnita, kur më thatë që do jetosh këtu nuk mu besua, mendova po sikur të vijë të ma marri këtë. Elvisi më tha që shtëpia është e jotja. Por nuk e besoja prandaj e thashë. Ishte e pabesueshme që nga fundi i pusit të dalësh kështu. Tani ëndrra ime u bë realitet. Kam tapinë sot në dorë është mrekulli. Fëmijët kanë ku flenë si gjithë njerëzit, si gjithë shqiptarët./BW

Pranvera Muça
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Konflikti në Durrës, AMP heton marrëdhënien e efektivit të policisë me Denis Tafilin

14:22 / July 25, 2026

Greva e punonjësve të palës greke – Të hënën pezullohet për 4 orë qarkullimi në Kakavijë dhe Mavromat

14:18 / July 25, 2026

Përplasja mes Ramës dhe Braçes në mbledhjen e socialistëve, deputeti: Askush nuk më ka nxjerrë jashtë dje, dola vetë sepse nuk kisha më cfarë të dëgjoja

14:11 / July 25, 2026

“Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, Koçiu me sipërmarrësit në Durrës: Përfitoni kredi deri në 2 milionë euro

13:58 / July 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.