Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Themeluar në 1636/ Fshati shqiptar në Bullgari vizitohet nga ambasadorët

14:21 / July 20, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ambasadoret
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Është pothuajse pamundur të shkosh në një vend të botës, e aq më tepër në Bullgari dhe të mos gjesh shqiptarë. Diku të vendosur rishtazi dhe diku me rrënje thellë në histori, duke krijuar edhe komunitetin e tyre.

I tillë në fakt është edhe Mandrica. Mandrica është një fshat në Bullgari. Ai është themeluar nga shqiptarët pikërisht në vitin 1636.

Ditët e fundit ky fshat është vizituar nga Ambasadorët e Shqipërisë dhe Kosovës, Donika Hoxha dhe Edon Cana. Ata kanë takuar zonjat shqipfolëse të fshatit dhe biseda e tyre ishte e gjitha në gjuhën shqipe.

mandrica

Historia e fshatit shqiptar

Fshati Mandricë u krijua më 1636 nga disa barinj ortodoksë shqiptarë që furnizonin ushtrinë otomane me produkte qumështi. Ata u lejuan të merrnin një copë tokë dhe të mos pagonin taksa. Pjesa më e madhe e shqiptarëve erdhën në shekullin XVIII nga rrethinat e Korçës dhe në shekullin XIX nga rajoni i Sulit që ndodhet në Greqinë e sotme.

Banorët i ruajtën veshjet kombëtare suljote deri në shekullin e 19-të kur fustanella u zëvendësua nga pantallonat thrakiane, ndërsa veshjet e grave u ruajtën deri në kohën e emigrimit në masë në Greqi.

Në shekullin e 19-të Mandrica ishte një qytet i vogël shqiptarësh në kazanë e Dimotkës. Viti 1873 ishte viti kur fshati numëronte 250 shtëpi, me rreth 1080 banorë shqiptarë. Në 1908 burimet greke e quanin popullsinë prej 3500 banorësh si “grekë shqipfolës shumica e të cilëve fliste edhe greqisht”.

Profesionet kryesore ishin rritja e mëndafshit, kultivimi i duhanit, artizanati dhe tregtia. Fshati kishte tre institucione arsimore greke: një shkollë për djem, një shkollë për vajza dhe një kopësht fëmijësh.

Ambasadoret Bullgari fshati vizitohet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.