Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Kadri Veseli: Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë janë të pashmangshme

21:53 / July 20, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
veseli
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrittha se zgjedhjet e parakohshme janë të pashmangshme.

Në një konferencë për media, Veseli tha se PDK-ja është e gatshme për zgjedhje.

“Vendimi i ish-kryeministrit për dorëheqje është vendim personal dhe si të tillë e kemi pranuar, pavarësisht se për këtë nuk pasur asnjë njoftim ose konsultë paraprake. Tashmë, zgjedhjet e parakohshme janë të pashmangshme. PDK është e gatshme për zgjedhje kurdo që të caktohen ato. Ajo që mund të diskutohet është vetëm koha kur duhet të mbahen”, tha Veseli.

Kreu i PDK-së tha se lidhur me caktimin e datës së zgjedhjeve duhet të ketë konsultime mes partive politike.

“Për këtë besoj se do të kemi konsulta dhe me partnerët e tjerë të koalicionit të deritanishëm dhe partitë e tjera politike, në pajtim me Kushtetutën dhe ligjet që kemi në fuqi”, tha Veseli.

Veseli foli edhe për ftesat fundit nga Gjykata Speciale. Ai tha se ato janë dhe mund të vinë, por siç u shpreh ai, nuk duhet të lejohet të shkaktohet asnjë huti apo pasiguri të qytetarët.

“Besimi ynë në drejtësinë dhe pastërtinë e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është i palëkundur për aq sa edhe bindja jonë se ushtarët e lirisë do të dalin faqebardhe edhe në fund të kësaj sfide”, tha Veseli.

Veseli në konferencën e thirrur për media nuk ka pranuar pyetje nga gazetarët.

Ramush Haradinaj më 19 korrik njoftoi për dorëheqjen e tij nga posti i kryeministrit, pasi tha se ka marrë ftesë për t’u intervistuar në Hagë. Ai tha se është thirrur në Prokurorinë e Posaçme për krime lufte në Hagë, ku siç thuhet mund të paraqitet javën që vjen. Haradinaj në konference e tij pas dorëheqjes, theksoi se nuk mund të lejonte që të në Dhomat e Posaçme të paraqitej si kryeministrit dhe për këtë arsye ka dhënë dorëheqje.

Kadri Veseli zgjedhje të parakohshme
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Sulme të rënda në Gaza me 8 viktima dhe shumë të plagosur, Netanyahu rrit kontrollin ushtarak në enklavë

09:13 / June 4, 2026

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.