Alarmi për terrorizëm u rikthye sërish në Romë, pasi policia u vu në ndjekje të një 27-vjeçari nga Siria.
Në një përgjim telefonik, i riu thoshte: “Nesër në Romë në shkoj në Parajsë”. Kjo fjali vuri menjëherë në lëvizje autoritetet italiane, të cilët u vunë në kërkim të siriane, i cili mbante dy identitete, si dhe u sigurua edhe fotografia e tij.
Por pas hetimeve të kryera në fshehtësi të plotë, autoritetet italiane kanë bërë të ditur se siriani është larguar nga Italia.
Fotografia e tij ishte kapur në Pariser Platz, në Berlin. Në të njëjtin vend ku në vitin 2016 Anis Amri, një 25 vjeçar tunizian, u fut në me kamion në tregun e krishtlindjeve duke i marrë jetën 12 personave, ndërsa la të plagosur edhe 56 të tjerë.