Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Ulëza pret vizitorë, liqeni shfrytëzohet për të marrë rreze, vendasit investime në turizëm

21:14 / July 21, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Ulza 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shumë afër me kryeqytetin, por e fshehur në mes të bukurive natyrore gjendet Ulza. Që në hyrje, pas 1 orë e gjysmë udhëtim dallon mikpritja. Në një mur lexohet ftesa për ta vizituar në të gjitha gjuhët e huaja, pa harruar gjuhën shqipe.

19146038 1462050350526394 2889933392120214779 n

Ulza në fakt është një qytezë  e vogël dhe ndoshta jo shumë e njohur në vendin tonë, por padyshim po kthehet së fundmi në një destinacion të ri turistik.

“Kemi të bëjmë me një varg kodrinor, i cili pasohet nga një vargmal që kufizohen me Peshkopinë dhe pastaj kalojmë në Burrel sepse Ulza i përket dy minibashkive të Burrelit dhe Peshkopisë”, thotë Skënder Hekuri, menaxher hoteleri-turizëm.

Ulza 2

Liqeni i Ulzës shfrytëzohet nga banorët edhe për të marrë rreze dielli.
“Ulza është një ndër vendet më të bukura që ka Shqipëria sot. Të gjithë turistët që vijnë nga  Anglia, Gjermania Franca kënaqen, në një vend që ke dhe ‘detin’, fushën dhe malin”, thotë banori i zonës Llesh Shpani.

Kjo qytezë që ka pësuar ndryshim të madh po tërheq këtë sezon vëmendjen e shumë turistëve.

“Tërheq vizitorë nga bukuria e natyrës, liqeni, nga gatimet tradicionale. Ka një interesim të madh sidomos nga turistët e huaj por edhe vendasit që vijnë drekojnë kalojnë një kohë të qetë, drekojnë”, thotë  Aleksandër Beqiri, pronar restoranti.

65302987 869964503361981 4413693446330515456 n

Por jo vetëm të huajt po e vizitojnë Ulzën, edhe Skënder Hekuri, njohës i mirë i fushës së turizmit prej 3 muajsh është zhvendosur të jetojë aty, pasi sheh në të potencial turistik.

“Nëse i  referohemi historisë kemi të bëjmë me familjen e fisit Shpanaj, të cilët janë prijësit bashkudhëtarët dhe bashkëluftëtarët e Skënderbeut. Pastaj ka shumë arsye të tjera; ka të bëjë mirëpritja, zakonet, bashkëjetesa fetare. Megjithëse këtu është gati 95% feja katolike, por me atë 5% bashkëjetojnë shumë mirë së bashku”, shton Skënder Hekuri, menaxher hoteleri-turizëm.

59978193 837009109990854 9134273550184611840 n

Ndërsa Ylli është rikthyer në vendlindje pas emigracionit në Greqi, pasi këtu gjeti një qytezë ndryshe nga ç’e kishte lënë.

“Kisha mallëngjim për familjen se kisha vite pa u kthyer dhe kur kam ikur nga Ulëza e kam lënë shumë të shkretë, tani ka shumë rregullime, shumë ndryshime janë bërë”, rrëfen Yll Myftari.

investime liqeni Turizem uleza vizitore
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Dyfisho ndërmarrjen tënde”/ Ibrahimaj: Bizneset do të financohen me kredi me interes 2-3%, synohet rritja e eksportit

12:41 / June 3, 2026

Ecuri pozitive e ekonomisë shqiptare/ FMN: Rritje e qëndrueshme, pavarësisht sfidave gjeopolitike

12:13 / June 3, 2026

Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja, rriten nafta dhe benzina

13:16 / June 2, 2026

Turizmi ndryshon hartë! Rikthehen polakët, Italia dhe Franca kompensojnë “ikjen” e gjermanëve

09:16 / June 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.