Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

SHBA, ashpërsohet më tej polemika mes Presidentit dhe ligjvënëseve demokratë

22:14 / July 21, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
amerikanet trump
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

President Donald Trump këmbënguli të dielën se katër ligjvënëset demokrate që u përkasin pakicave, me të cilat ai është konfliktuar kohët e fundit, nuk janë “të afta për ta dashur vendin tonë”.

“Ato duhet t’i kërkojnë falje Amerikës (dhe Izraelit) për gjërat e tmerrshme që kanë thënë,” shkruante Presidenti Trump në Twitter. “Ato po e shkatërrojnë Partinë Demokrate, por janë qenia të dobëta dhe të pasigurta, të cilat nuk mund ta shkatërrojnë kurrë kombin tonë të madh!”.

Prej disa ditësh, zoti Trump ka sulmuar kongresmenet Ilhan Omar të Minesotës, Alexandria Ocasio-Cortez të Nju Jorkut, Ayana Pressley nga Massachusetts dhe Rashida Tlaib nga Miçigani, fillimisht duke u thënë atyre se duhet të “kthehen” në vendet e tyre dhe “t’i rregullojnë gjërat”, para se t’u tregojnë Shteteve të Bashkuara se çfarë duhet të bëjnë. Të gjitha ato janë qytetare amerikane, tre prej tyre të lindura në Amerikë dhe refugjatja somaleze Omar është shtetase e natyralizuar.

Demokratët dhe disa republikanë i kanë kritikuar ashpër komentet e zotit Trump dhe Dhoma e Përfaqësuesve i ka dënuar ato si “raciste”, por udhëheqësi amerikan ka vazhduar t’i sulmojë katër ligjvënëset, të gjitha të sapozgjedhura në Kongres dhe që kanë filluar nga puna në janar.

Nga ana e tyre, ligjvënëset e kanë sulmuar presidentin Trump. Zonja Omar ka thënë: “Unë besoj se ai është fashist”.

Lufta verbale e vazhdueshme u pasqyrua në emisionet televizive të lajmeve të së dielës.

Mercedes Schlapp, një ndihmëse e fushatës së zotit Trump, e mbrojti presidentin, duke thënë në ABC News, se “Kam punuar me Presidentin Trump për dy vjet dhe ai nuk është racist. Ai është një njeri i dhembshur, politikat e të cilit janë të fokusuara tek komuniteti në pakicë”.

Këshilltari për emigracionin i Presidentit Trump, Stephen Miller, tha për televizionin Fox News se komentet kritike të zotit Trump për politikat amerikane gjatë fushatës së vitit 2016, ai i bëri nga dashuria për Amerikën.

Por ai shtoi se “ka një ndryshim të madh” midis kredos së zotit Trump për promovimin e idesë “Amerika e para” dhe ideologjisë së ligjvënëseve, “që e ul Amerikën”.

Ligjvënësi demokrat Elijah Cummings, njëri nga disa prej kryetarëve të komisioneve të Dhomës së Përfaqësuesve që hetonin Presidentin Trump dhe politikat e administratës së tij, i tha televizionit ABC se ai beson që zoti Trump është racist.

Zoti Cummings tha se katër ligjvënëset e vëna në shënjestër nga zoti Trump “e duan vendin e tyre” dhe duan t’i afrohen më pranë “bashkimit më të përsosur që kishin parasysh etërit tanë, themelues të kombit amerikan. Kur nuk pajtohesh me presidentin, papritur je një person i keq”, – tha ai.

Ligjvënësi Cummings përfundoi: “Besnikëria jonë nuk është ndaj presidentit. Besnikëria jonë është ndaj Kushtetutës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe popullit amerikan”. 

ashperdohen demokratet polemikat trump
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026

Konfirmohet pjesëmarrja e Donald Trump në Samitin e NATO-s në Turqi, Rubio: Mund të jetë më i rëndësishmi në historinë e aleancës

19:56 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.