Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Emigracioni: Vendeve të preferuara i shtohet një shtet tjetër, Malta

23:26 / July 21, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Malta
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Azilantë, studentë dhe të punësuar. Shqiptarët gjejnë mënyra të ndryshme për t’u larguar nga vendi. Por gjithnjë e më shumë po preferojnë emigrimin përmes kontratave të punës pa iu nënshtruar regjimit të kampeve të azilkërkuesve. Këta janë më së shumti mjekë, infermierë dhe specialistë të fushës së teknologjisë, që presin të plotësojnë dokumentet për punësim të rregullt në Gjermani.

Sipas EUROSTAT, gjatë vitit 2018 janë dhënë 9 288 leje qëndrimi për qytetarët shqiptarë nga vendet e Bashkimit Europian për arsye punësimi. Lejet e qëndrimit për punë përbëjnë rreth 15% të lejeve të lëshuara, duke pësuar një rritje me rreth 65% krahasuar me vitin 2017, kur u dhanë 5 622 leje qëndrimi për të njëjtat arsye.

Në vend të parë është Gjermania me 3 549 leje punësimi, vend i cili po tërheq në masë edhe mjekët dhe infermierët nga Shqipëria. Më pas qëndron Italia me 1 675 leje të dhëna, Greqia me 1 635 leje dhe Kroacia me 1 072. Malta është destinacioni më i ri i punësimit për shqiptarët. 

Në vitin 2018 ky shtet dha 468 leje të reja qëndrimi për arsye punësimi për shqiptarët, nga 161 që kishte dhënë një vit më parë. Por krahas specialistëve të shëndetësisë, po rriten kërkesat edhe për profesionistë të rinj që kanë mbaruar studimet për teknologji informacioni, duke krijuar një vakum për profesionistë në fusha të ndryshme në tregun vendas të punës. Ndaj ekspertët shprehen se shteti duhet të marrë masa emergjente.

Plaga e reduktimit të popullsisë për vendin tonë po thellohet. Në 10 vitet e fundit kemi një reduktim me 333 mijë banorë dhe kryesisht kjo vjen nga emigrimi, por edhe ulja e lindjeve. Vetëm në tre muajit e parë të 2019, rreth 39 mijë shqiptarë braktisën vendin për të emigruar jashtë kufijve. Ndërsa në dy javët e para të këtij muaj rreth 2 800 studentë kanë aplikuar për studime jashtë vendit.

EMIGRACIONI malta preferuar vend
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ngadalësohet rritja e turizmit në qershor, Gonxhja: Ekonomia paguan situatën nga protestat

22:03 / July 17, 2026

Ministrja Ismaili: Fondi 4 mln euro për koncertin e Kanye West shpëtoi imazhin e Shqipërisë

15:59 / July 12, 2026

Qeveria rishikon kuadrin makroekonomik/ Në 2027-ën vendi del në tregjet e huaja, do kërkojë eurobond 650 mln euro

14:58 / July 12, 2026

Si do të llogaritet fatura e re për taksën e pronës dhe lehtësitë për shtëpitë e para

12:58 / July 12, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.