Shënohet një incident në protestën e banorëve të Astirit ku prezentë ishin edhe militantë dhe figura politike të opozitës.
Mbrëmjen e sotme ata kanë dalë në protestë në zonën e Unazës së Re duke bllokuar qarkullimin dhe kanë qëlluar me gurë një automjet të forcave të Rendit për të kërkuar largimin e tyre nga zona.
Ata kanë bllokuar kalimin e ambulancës për disa minuta dhe më pas e kanë lënë të kalojë.