Trajneri i Laçit, Sulejman Starova, ka komentuar pjesëmarrjen e skuadrave në Kupat e Europës duke treguar se pavarësisht diferencave të mëdha, ekipi i tij dhe Partizani i ishin afruar ndjeshëm kualifikimit. Në “Rubrika Sportive” ai zbuloi se tashmë objektivi i kurbinasve ishte shumë më i madh se sa pjesëmarrjen në Kupat e Europës.
“Karabaku e kishte detyrim kualifikimin përballë Partizanit, për kush është, çfarë skuadre është. T’i thuash Partizanit të guxosh më tepër është e kotë, Ajo është skuadër që po ndërtohet për më lart, ndaj kanë ardhur ata që janë afruar, për ta çuar në një nivel tjetër. Ishte paraqitje me super dinjitet se po ndërtohet një skuadër, që po investohet dhe nuk është kollaj të bësh menjëherë mirë dhe të përballesh mirë. Kur njerëzit panë ndeshjen e parë këtu thanë do shihni Karabakun atje, i thashë harrojini goleadat. Fakti është që i shkoi afër kualifikimit me Solomon, detyrim e kishte Kataraku. Unë vura bast se më thanë do humbin 3 a 4 me 0. Kështu thanë edhe gazetarët atje për Laçin, do humbnim 5 a po 6. Nuk ka vend për vërejtje, po ndërtohet një skuadër për nivele më të larta. Nëse do të vazhdojë të investohet, që të kesh skuadrën 2-3 vjet si Skënderbeu, miqësore të shumta etj, arrihet. Edhe pa këto harron që ishte pranë kualifikimit, jo se nuk guxoi, ka luajtur perfekt brenda mundësive, se pastaj të dilte para pësonte 3 a 4.
Arritëm të luajmë mirë e me pak kujdes. Ajo që ndodhi në ndeshjen e parë ndikoi, rezultoi që ishim më afër kualifikimit të kishim edhe pak fat. Se kur ka diferenca të mëdha duhet ndeshja perfekt edhe fat. Skuadra ishte e çliruar nga detyrimi, një nga arsyet pse u luajt mire, se ka disa, sepse presioni nga ne ishte zero. Fjala e presidentit të skuadrës ishte të jepni maksimumin dhe nuk ka problem rezultati. Nuk është pak, ana psikologjie është e mirë. Pastaj lojtarët që u afruan u përshtatën shpejt me skuadrën.
Stafi punon për të pasuruar skuadrën. Fakti që u përshtatën shpejt tregon se repartet janë të konsoliduar dhe është më e lehtë për ne për të kërkuar pak lojtarë. Objektivi maksimal është kampionati, pse jo, pretendimet janë për t;u shpallur kampion. Nuk është e lehtë se Partizani ndryshon nga tw tjerët, Kukësi dihet e Tirana ka bërë hapa para”, tha Starova.