Tre shqiptarë janë vënë në pranga pas një kontrolli blic të karabinierëve italianë. Ata po ecnin me një makinë në Komunën e Spino d’Adda në Lombardi ku dhe u zhvillua kontrolli.
Në mjet ishin tre shqiptarë dhe një femër, dhe pas kontrollit atyre iu gjetën 38 gramë kokainë dhe 750 euro. Më pas, karabinierët kanë ushtruar kontroll edhe në banesat e shqiptarëve.
Ndërsa vajza u la e lirë, 38-vjeçari M.G u vendos në paraburgim. Ndërsa kanë nisur hetimet ndaj 2 shqiptarëve të tjerë për çështje të trafikut të drogës.
