Aktori i humorit Bes Kallaku nuk i lë batutat edhe në profilin e tij në rrjetet sociale. Së fundmi ka postuar një video me mjekun e njohur Skerdi Faria, ku na tregon se Besi “ka bërë gjoksin” me silikon.
Gjatë videos ai e quan “Servis Universal Skerdi” teksa në gjoks ka vendosur silikon. Por gjatë videos një prej tyre i bie dhe mes të qeshurave me dr. Skerdin i thotë “nuk e ke vënë mirë”.
“Servis Universal Skerdi, montim dhe lyerje parakolpi”, thotë në diçiturën e videos Besi.
