Rutina e punës nuk të jep mundësinë të kalosh shumë kohë me familjen e kjo vlen më shumë për njerëzit e ekranit. Një prej tyre është dhe Gentian Zenelaj, i cili përmes postimeve në rrjetet sociale na bën të ditur se është duke shijuar pushimet me familjen në Turqi.
Ai është nga ata aktorë që humorin e ka në gjak dhe këtë e tregon më së miri përmes videos së fundit në Instagram ku shfaqet bashkë me fëmijët e tij në korridoret e hotelit.
“Nuk mbaron parku i lojrave… deri në dhomë”… ka shkruar Genti teksa nuk pushon së qeshuri.
Epo na mbetet të themi lum fëmijët për babanë që ka, gjithmonë në humor dhe të qeshur.
