Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Lokali ishte bazë për shitjen e kokainës, “Frekuentuesi” arreston tre persona

11:45 / July 22, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kokaine tirane
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia zbuloi se një lokal në rrugën “Budi” në katin e parë të një pallati disa persona frekuentonin këtë ambient duke tregtuar dhe pirë kokainë.

Në sajë të operacionit të koduar “Frekuentuesi” policia zbuloi rrjetin kriminal ku arrestoi tre persona dhe sekuestroi doza kokaine dhe 3.7 kg përzierës i kësaj droge.

Në këtë kuadër u organizua dhe finalizua operacioni, duke ushtruar kontroll në ambjentet e lokalit, u arrestuan M. I., 35 vjeç, G. XH., 43 vjeç dhe E. F., 22 vjeç, të tre nga Tirana.

NJOFTIMI I PLOTE

Tiranë

Goditet një tjetër rast i shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla në lokalet e natës

Finalizohet operacioni antidrogë “Frekuentuesit”.

Operacioni nga Antidroga në bashkëpunim me Komisariatin e Policise Nr 1.

Arrestohen në flagrancë tre persona.

Sekuestrohen doza me lëndë narkotike të dyshuar Kokainë dhe 3.7 kg pluhur i dyshuar përzierës për Kokainën.

Në bazë të planit të masave të hartuar nga ana e Seksionit për Hetimin e Narkotikeve në DVP Tiranë, në kuadër të goditjes dhe dokumentimit ligjor të veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, shpërndarjes dhe përshtatjes për përdorim droge të lokaleve të natës, klubeve, tallavave në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 1 Tiranë, u finalizua me sukses operacioni policor antidrogë i koduar “Frekuentuesit”, ku u kapën dhe u arrestuan në flagrancë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim, shtetasit:

  • M. I., 35 vjeç, banues në Tiranë;
  • G. XH., 43 vjeç, banues në Tiranë
  • E. F., 22 vjeç banues në Tiranë.

Nga ana e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 1 Tiranë, është marrë informacion në rrugë operative se në rrugën “Budi”, Tiranë, në katin e parë të një pallati, ndodhet një ambient, ku në bazë të informacioneve dyshohej se persona të ndryshëm e frekuentonin këtë ambient duke tregtuar dhe pirë lëndë narkotike Kokainë.

Në këtë kuadër u organizua dhe finalizua operacioni, duke ushtruar kontroll në ambjentet e lokalit, ku si rezulat këtyre shtetasve iu gjetën disa doza me lëndë narkotike të dyshuar Kokainë, si dhe nga kontrolli i mëtejshëm i ambienteve u gjet dhe u sekuestrua dhe 3.7 kilogramë pluhur i dyshuar përzierës për Kokainën.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan edhe prova të tjera ligjore që do shërbejnë për dokumentimin e kësaj veprimtarie kriminale të shpërndarjes së drogave të forta.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore, në ngarkim të shtetasve të mësipërm, të cilët janë arrestuar në flagrancë, për veprën penale ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim.

kokaine
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja/ Rritet nafta, ulet me 1 lekë benzina

13:49 / June 4, 2026

INSTAT: Kostoja në ndërtim u rrit me 1,1% në tremujorin e parë të vitit 2026

13:15 / June 4, 2026

“Revanshi”/ Prokuroria e Posaçme kërkon dënimin e 7 të pandehurve, 10 vite burg për Aldo Avdylin, për Durim Bamin 21 vite burg

12:32 / June 4, 2026

“Metamorfoza”/ Pëllumb Gjoka dëshmon në GJKKO: Nuk ka asnjë provë, që të jem abonent i SKY

12:25 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.