Një sherr mes inspektorëve dhe pronarit të një lokali në zonën e 21 Dhjetorit në kryeqytet është përshkallëzuar në konfrontim fizik. Është dashur ndërhyrja e policisë për të shuar tensionet mes palëve.
Mësohet se lokali kishte marrë një gjobë para një muaji dhe ishte paralajmëruar edhe më herët nga inspektorët tatimorë por pronari i tij ka zgjedhur të hapë lokalin pa shlyer ende gjobat.
Ai ka dhunuar inspektorët tatimorë dhe ka thyer duke thyer edhe objekte të lokalit. Patrulla e policia e cila është gjetur pranë lokalit ku ndodhi ngjarja ka ndërhyrë duke bërë të mundur shoqërimin e tre personave.
Prej disa ditësh inspektorët tatimorë kanë nisur vendosjen e masave strikte për pronarët e bizneseve që nuk shlyejnë detyrimet tatimore në kuadër të aksionit anti-informalitet.
