Kujdesi ndaj lëkurës është shumë i rëndësishëm. Nëse doni një lëkurë plot shkëlqim dhe pa probleme vendosni një kub akulli dhe masazhoni fytyrën.
Ja përfitimet sipas Health Digezt që sjell akulli në lëkurë:
1. I jep shkëlqim lëkurës
Akulli ndihmon në përmirësimin e qarkullimit të gjakut, gjë e cila krijon një lëkurë më të shëndetshme dhe pa probleme.
2. Redukton problemet e lëkurës
Nëse masazhoni fytyrën me akull çdo ditë do t’ju ndihmojë të reduktoni inflamacionin e lëkurës dhe do të reduktojë puçrat, skuqjen apo problemet e tjera të lëkurës.
3. Redukton rrathët e zinj poshtë syve
Nëse kombinoni një kub akulli me lëng kastraveci të freskët do t’ju ndihmojë të zhdukni rrathët e errët dhe qeskat poshtë syve.
4. Tonifikon lëkurën
Kubet e akullit luftojnë radikalet e lira në lëkurë, minimizojnë dukjen e poreve, tonifikojnë lëkurën dhe e bëjnë atë të duket më perfekte.
5. Parandalon rrudhat
Siç e thamë dhe mësipër akulli përmirëson qarkullimin e gjakut dhe për pasojë lehtëson shenjat e plakjes dhe rrudhat e para.