Duket se e gjithë vera e Luana Vjollcës është e mbushur me koncerte pasi në rrjete sociale poston vetëm foto dhe video të tyre. Pavarësisht punës së ngarkuar ajo gjen kohë edhe për fansat e saj.
“Luanator” i kanë bërë një surprize pas një koncerti që ka pasur në Kosovë, një koleksion me foto të saj ku secila prej tyre ka një dedikim. Ajo e ka postuar në instagram dhe është shprehur se ndihej shumë e lumtur.
Mund të themi se Luana ka fansa shumë të zjarrtë që e ndjekin dhe frymëzohen nga ajo.
