Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Kur tatohen shërbimet për pasuritë e paluajtshme? Ja çfarë njofton DPT

11:43 / July 23, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
tirane qytet
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Furnizimi i shërbimeve që lidhen me një pasuri të paluajtshme, janë të tatueshme në Shqipëri, vetëm nëse pasuria e paluajtshme ndodhet në Shqipëri, bwn tw ditur pwr tatimpaguesit Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.

Sipas njoftimit, disa nga këto shërbime përfshijnë shërbimet e ekspertëve dhe agjentëve imobiliarë, furnizimin e strehimit në sektorin hotelier apo në sektorë që kanë funksion të ngjashëm me të, dhënien e të drejtave të përdorimit të pasurive të paluajtshme dhe shërbimet për përgatitjen dhe bashkërendimin e punimeve të ndërtimit si edhe shërbimet e arkitektëve dhe ndërmarrjeve që mbikëqyrin zbatimin e punimeve;

DPT tha se ligji parashikon shërbimet të cilat janë të tatueshme në vendin ku ndodhet pasuria e paluajtshme. Si shërbime të një natyre të tillë përmenden:

  1. Punimet e ndërtimit të çdo lloji;

2.Shërbimet e ekspertëve dhe agjentëve imobiliarë, si:

– shërbimet e vlerësimit të pasurive të paluajtshme;

– shërbimet e ndërmjetësimit në blerje, në shitje apo në qiradhënien e pasurive të paluajtshme nga agjentët imobiliarë;

– shërbimet për ndarjen apo kufizimin e pasurisë;

3.Furnizimi i strehimit në sektorin hotelier apo në sektorë të ngjashëm me të;

4.Dhënia e të drejtave të përdorimit të pasurive të paluajtshme ku përfshihen:

– qiradhëniet e pasurisë së paluajtshme për përdorim banimi, industrial, tregtar apo bujqësor;

– të drejtat e përdorimit të rrugëve të komunikacionit dhe veprave të artit;

– transferimet apo koncesionet e të drejtave të gjuetisë apo të peshkimit në një pjesë të përcaktuar të territorit;

– shërbimet e magazinimit, ruajtjes së përkohshme të mobilieve të zyrës e të tjera mjete;

5.Shërbimet për përgatitjen dhe bashkërendimin, super vizimin e punimeve të ndërtimit. Përveç këtyre shërbimeve, konsiderohen si shërbime që kanë një lidhje mjaft të ngushtë më pasurinë e paluajtshme shërbimet e mëposhtme, lista e të cilave nuk është shteruese:

-shërbimet e pastrimit të pasurisë së paluajtshme;

-shërbimet e ruajtjes/mbikëqyrjes së pasurisë së paluajtshme;

-shërbimet e riparimit dhe të mirëmbajtjes të pasurisë së paluajtshme;

-shërbimet e ekspertëve në lidhje me vlerësimin e dëmeve dhe dëmshpërblimet e caktuara për riparimin e dëmeve të shkaktuara pasurisë së paluajtshme, etj.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ibrahimaj: Program i ri për bizneset, mbështetje për standardet europiane dhe certifikimet

13:47 / October 6, 2026

Keni një borxh? Përmbarimi do t’ju njoftojë me mesazh në e-Albania

16:20 / October 5, 2026

Buxheti në ‘filtrin’ e Këshillit Fiskal/ Këshilli i Ministrave miraton projektligjin, ja si do të funksionojë institucioni i ri i pavarur

16:43 / October 3, 2026

Rivlerësimi me tatim 5%, Tatimet: Qytetarët dhe bizneset kursyen 156 milionë euro

16:30 / October 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.