Policia e Tepelenës ka vënë në pranga një 29-vjeçar i cili po kultivonte kanabis në pyllin e fshatit Dragot.
Sipas policisë V.P ., 29 vjeç nga ky fshat, në pronë publike, u kap në flagrancë duke kultivuar disa fidanë kanabis. Ndaj tij tashmë rëndon akuza e kultivimit të bimëve narkotike.
NJOFTIMI I POLICISE
Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.
Vijon kontrolli i territorit për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimtit të bimëve narkotike.
Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë u arrestua në flagrancë shtetasi:
V.B., 29 vjeç, banues në fshatin Dragot, Tepelenë, pasi:
Në afërsi të fshatit Dragot, në pronë publike, u kap në flagrancë duke kultivuar disa fidanë kanabis.
Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”, parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal.
