Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Të gjithë u larguan për probleme me pasurinë, për herë të parë KPK kthen në shkollë një prokuror

12:28 / July 24, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
elvin gokaj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Vetingu ka shkarkuar mjaft gjyqtarë e prokurorë që nga nisja e punës së tij një vit më parë, dhe pothuajse të gjithë shkak të shkarkimit kanë pasur pasurinë e pajustifikuar. Dhe pse është e parashikuar në ligj për herë të parë ndodh që KPK të marrë masë ndaj një subjekti të vetigunt për aftësi profesionale.

Ky është rasti i kreut të Prokurorisë së Shkodrës, Elvin Gokaj, për të cilin u dha vendimi i pezullimit për një vit nga puna me kusht që gjatë këtij viti të ndjekë Shkollën e Magjistraturës.

Pezullimi për një vit, shoqëruar me edukimin e detyrueshëm është një ndër masat disiplinore të parashikuara në Kushtetutë për mangësitë profesionale, megjithatë ajo aplikohet për herë të parë nga KPK.

Sipas BIRN, Elvin Gokaj e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë si oficer i policisë gjyqësore. Në vitin 2000 ai është emëruar prokuror në Prokurorinë e Matit, ndërsa në vitet 2007-2013 ka kryer detyrën e drejtuesit të Prokurorisë së Elbasanit. Gokaj është promovuar në Prokurorinë e Apelit të Shkodrës në vitin 2014 dhe prej vitit 2016 ushtron funksionin e drejtuesit të kësaj prokurorie.

Procesi i vetingut për prokurorin Elvin Gokaj u krye nga trupa gjykuese e kryesuar nga Xhensila Pine, me relatore Genta Tafa Bungon dhe anëtare Pamela Qirkon. Gjatë seancës dëgjimore, KPK konstatoi probleme në shumicën e dosjeve të hetuara nga subjekti dhe që u bënë pjesë e rivlerësimit.

Sipas relatores Bungo, në 3 raste “duket se subjekti s’ka analizuar si duhet masën e dënimit; në dy rase s’ka analizë të veprës penale; në 1 rast në cilësinë e drejtuesit s’ka dhënë argumentim për zëvendësimin e prokurorit të një çështjeje dhe në një rast duket se ka shkelur të drejtat e të pandehurit duke zëvendësuar avokatin e zgjedhur prej tij me një avokat kryesisht”.

Përveç dosjeve të analizuara, relatorja shtoi se në KPK ishte depozituar një denoncim ndaj prokurorit Gokaj, i cili pretendonte se gjatë periudhës kur subjekti drejtonte prokurorinë e Elbasanit “ka ndikuar te prokurorët për caktimin e masave të buta të sigurisë për të dhënë dënime të ulëta”.

KPK konstatoi gjithashtu si problem mungesën e pasqyrimit të kontaktit të tij me një shtetas me inicialet E.N, i akuzuar për shpërdorim detyre dhe pastrim të produkteve penale. Prokurori Elvin Gokaj i kundërshtoi denoncimet si të pavërteta dhe që kishin për synim diskretitimin e tij, ndërsa lidhur me marrëdhënien me shtetasin E.N deklaroi se nuk ishte në dijeni se ndaj tij kishin nisur hetime.

Elvin Gokaj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

Kryebashkiaku Ndreu dhe ambasadori i Kosovës, vizitojnë të rinjtë që i mbijetuan tragjedisë te Rana e Hedhun

21:19 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.