Boris Johnson shkoi dje në zyrë në Downing Street por ajo që tërhoqi vëmendjen është Carrie Symonds, e fejuara e kryeministrit të sapozgjedhur.
Daily Mail thotë se 31-vjeçarja është bërë tashmë jë ikonë stili. Veshja e saj prej 120 stërlinash e firmës Ghost Luella, e veshur nga ajo gjatë inaugurimit të Johnson është shitur i gjithi brenda pak orësh.
Symonds dhe Johsnon do të jenë çifti i parë i pamartuar që do të jetojë në Downing Street, ndërkohë që ish kryebashkiaku i Londrës pret të finalizojë dhe divorcin nga Marina Wheeler, gruaja e tij për 25 vite dhe nëna e katër fëmijëve të tij.
Symonds, vajza e një prej themeluesve të INdependent dhe një avokate në 2009 hyri në partinë konservatore për tu bërë më pas përgjegjëse për komunikimin në parti, detyrë nga e cila hoqi dorë gushtin e shkuar pas zërave që nisën të qarkullonin për lidhjen e saj me politikanin.
Lidhja e tyre u bë publike vetëm pas nisjes së procedurave të divorcit të Johnson.



