Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Shpëtuan 5 të rinj nga vdekja, jepet nënshtetësia italiane e nderit 5 shqiptarëve

16:01 / July 25, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
399970
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pesë emigrantë kosovarë Laurat Hoti, Florim Bytyci, Burim Kuci, Ilir Lekaj e Lulzim Bytyci, që prej disa vitesh jetojnë e punojnë në Itali janë vlerësuar me “Nënshtetësinë e nderit italiane” për gjestin e tyre heroik në shpëtimin e pesë të rinjve të cilët pas një aksidenti rrugor ishin rrëzuar në një kanal me ujë së bashku me makinën. Ngjarja tragjike ndodhi në afërsi të qytetit të Jesolo.

Në natën e 14 korrikut 5 emigrantët kosovarë të gjithë me profesionin muratorë, ishin të parët që u gjendën në vendin e aksidentit e pa u hezituar u zhytën në ujë për të shpëtuar të rinjtë italianë.

Mundën të nxjerrin gjallë prej ujit vetëm Giorgia Diral, ndërsa 4 të rinjtë e tjerë, të gjithë në moshën 22-23 vjeçare kishin mbetur viktimë.

Pesë emigrantët kosovarë, nxorën trupat nga uji e bënë ç’është e mundur t’i japin ndihmën e parë të rinjve të aksidentuar duke lajmëruar dhe mjetet e shpëtimit e ndihmën mjekësore.

Pas gjestit të tyre, pa të cilin Giorgia sot nuk do të kishte jetuar, kosovarët Laurat Hoti, Florim Bytyci, Burim Kuci, Ilir Lekaj e Lulzim Bytyci u larguan në heshtje pa pretenduar as falenderime e nderime.

Ishte familja e Giorgias dhe kryetarja e bashkisë së Musile të cilët kontaktuan emigrantët kosovarë e në dakordësi dhe me kryetarët e bashkisë së komunave përreth, vendosën t’i nderojnë për gjestin e tyre heroik me vlerësimin “Nënshtetësia e nderit italiane”, si shembull të një qytetarie model.

Laurat Hoti, Florim Bytyci, Burim Kuci, Ilir Lekaj e Lulzim Bytyci janë familjarë e prindër.

Pak ditë më parë u zhvillua ceremonia e varrimit e 4 të rinjve që mbetën viktimë e këtij aksidenti tragjik./ora news

Burim Kuci Florim Bytyci Ilir Lekaj Laurat Hoti nenshtetesi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026

Konfirmohet pjesëmarrja e Donald Trump në Samitin e NATO-s në Turqi, Rubio: Mund të jetë më i rëndësishmi në historinë e aleancës

19:56 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.