Pas postimit te reagimit të bërë disa kohë më parë nga Raimonda Bulku, kryeministri Edi Rama ka publikuar në ‘Facebook’ opinionin e regjisorit Leka Bungo për çështjen e Teatrit Kombëtar.
Rama ka postuar një pjesë nga intervista e Bungos, në emisionin ‘Zonë e Lirë’, ku ai shprehet se duhet të prishet teatri dhe të ndërtohet një i ri.
‘Ja çfarë mendon për çështjen e teatrit një protagonist i njohur i skenës kombëtare, regjizori Leka Bungo – i cili, sa për ta ditur, njësoj si Raimonda Bulku e shumë të tjerë, jo vetëm s’ka asnjë lidhje me Partinë Socialiste, po përkundrazi’, shkruan Rama.
