Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

SHBA paralajmëron Haradinajn: Dorëheqja është e pazakontë, jeni në vëzhgim

16:15 / July 26, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
haradinaj 7
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

 Në një reagim në faqen zyrtare , ambasadori i SHBA në Kosovë, Philip Kosnett, ka thënë se do ta përcjellin për nga afër se si do të zgjidhet situata e krijuar pas dorëheqjes së kryeministrit Ramush Haradinaj, duke specifikuar respektimin e ligjeve dhe Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

“Duke vëzhguar me vëmendje se si Kosova ballafaqohet për herë të parë me dorëheqjen e një kryeministri. Si do të trajtohet kjo çështje, do të tregojë forcën e institucioneve të Kosovës dhe gatishmërinë e zyrtarëve për t’iu përmbajtur Kushtetutës dhe ligjeve”, thuhet në reagimin e lëshuar nga Ambasada amerikanë që drejtohet nga Philip Kosnett.

Kosnett këtë herë ka lëshuar një reagim direkt për rastin e dorëheqjes së Haradinajt, pasi që javën e kaluar një ditë pasi ishte dorëhequr kreu i Qeverisë, kishte lëshuar një reagim ku bënte thirrje për vazhdimin e dialogut, ndërkohë nuk ishte marrë fare me aktin e dorëhqjes.

Para pak minutash ka përfunduar mbledhja e Qeverisë së Republikës së Kosovës. Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj, ka ngarkuar Zyrën Ligjore të Kryeministrisë që t’i drejtohet me një pyetje Gjykatës Kushtetuese rreth asaj se a ka të drejtë të thërrasë mbledhje të Qeverisë, edhe pse ka dhënë dorëheqje.

Ndërkohë në një konferencë për media pas mbledhjes, ka thënë se presidenti Thaçi e ka shumë të lehtë që të veprojë.

Sipas Haradinajt atij i duhen vetëm pesë minuta kohë për t’u dakorduar me partitë politike për datën e zgjedhjeve, pasi një gjë të tillë e kanë kërkuar të gjitha, përfshirë edhe partnerët e koalicionit me të cilët ka bashkë qeverisur.

Presidenti i vendit dje ka marrë vendim që nga java e ardhshme të fillojë konsultimet me partitë dhe koalicionet politike për të caktuar datën e zgjedhjeve të reja.

haradinaj Kosove
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Presidenti iranian: Jemi në një luftë në shkallë të plotë, ekonomia është kthyer në fushëbetejë

12:27 / July 21, 2026

Nata e dhjetë e sulmeve të SHBA-së ndaj Iranit/ Forcat amerikane godasin instalimet raketore dhe të dronëve, kundërpërgjigjet Teherani

08:29 / July 21, 2026

SHBA i vendos tarifë doganore 50% Kanadasë, vlera e produkteve të prekura arrin gati 20 miliardë dollarë! Hyjnë në fuqi pas 30 ditësh

08:24 / July 21, 2026

Andy Burnham formon qeverinë e re britanike/ Emërohen ministrat kryesorë

21:06 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.