Një nënën ‘materialiste’ vrau binjakët e saj pasi nuk mund ta përballonte faktin e të mos pasurit më një jetë luksoze në Katar pas lindje së tyre.
Ngjarja ndodhi në Kent në Angli, ku nëna, 38-vjeçarja Samantha Ford i mbyti fëmijët e saj në banjën e shtëpisë. Pas kësaj ajo kishte dalë duke ulëritur në rrugë, ku u gjet nga dy oficerë policie e shtrirë në rrugë. Ajo u tregoi atyre se kishte vrarë fëmijët e saj.

“Unë kurrë nuk do t’i lëndoja. Ato foshnje janë mrekullia ime. Është një ëndërr”, i tha ajo policëve. Në shtëpinë e 38-vjeçares oficerët e policisë gjetën trupat e dy foshnjave të shtrirë në krevatet e tyre, ndërsa në tavolinë ishte një shënim nga Samantha ku shkruante: Ju lutem faleni mendjen time të çmendur.
