Brunilda Lahe ka njoftuar se largohet nga emisioni i saj “My Living” pas katër vitesh në drejtim të këtij formati të suksesshëm në platformën Tring.
Në pjesën e fundit të këtij sezoni Bruna njofton dhe lëvizjen e saj që e bën në videon promo të emisionit të shpërndarë në faqen e saj në Instagram. Ajo ka falenderuar të gjithë bashkëpunëtorët, kolegët dhe stafin duke zbuluar se kjo është puntat e saj e fudit.
“Në sezonin e ardhshëm do të ketë ndryshime. Unë nuk do të jem moderatorja e programit, por ky projekt është përtej meje. Jam e bindur se ju do të jetoni bukur, do të jetoni me ‘Living’”.- shprehet Brunilda.
Megjithatë nuk e dijmë nëse do të qëndrojë në platformën e Tring apo do të zgjedhë tjetër televizion. Presim ditët në vijim për të zbuluar diçka.
